“Vath Koreshi”, Lushnje

Libri digjital, Albas prezanton metodologji të mësimdhënies bazuar në TIK

Ekipi i trajnimeve Albas ishte në Lushnjë në shkollën “Vath Koreshi” për të ofruar mbështetje teknike si dhe për të prezantuar orë model përpara mësuesve.

Digjitalizimi i arsimit po ecën me hapa të shpejtë, prandaj dhe libri digjital është kryefjala e bisedave që dëgjohen në korridoret e shkollës “Vath Koreshi” në Lushnje. Mësues që bisedojnë për mënyrën e ndërtimit të orës së mësimit, për risitë që sjell teksti digjital, përzgjedhja e materialeve multimediale... por hera-herës mësuesit tregojnë se kanë nevojë për mbështetje dhe asistencë teknike.

Trajnerët dhe autorët e teksteve digjitale të Shtëpisë Botuese Albas u gjendën në shkollën “Vath Koreshi” për t’iu ofruar mbështetje mësuesve dhe për t’iu prezantuar atyre orë model të ndërtuara mbi tekstet digjitale. 

Mësuesit me asistencën e specialistit të IT-së të Portalit Shkollor Albi Dudija shkarkuan librat digjitalë edhe në telefonët e tyre. Ishte dëshirë e mësuesve që librin ta kishin në shkollë, shtëpi dhe telefon. Tek kjo e fundit mësuesit kishin hasur vështirësi, pas ofrimit të asistencës teknike ata mundën të shkarkonin librin digjital.

Drita Kolndreu, bashkëpunëtore e Albas por edhe mësuese, përdoruese e rregullt e librave digjitalë në orën e mësimit ndau me kolegët eksperiencën e saj në këtë fushë. Sipas Kolndreut libri digjital ka ngjallë interesin e nxënësve pasi ora e mësimit bëhet më interaktive, nxënësit dhe mësuesi bashkëpunojnë dhe në fund të orës së mësimit rezultatet e arritjes të jenë të larta. Pyetësorët e vendosur në tekste u vlerësuan pozitivisht nga mësuesit pasi kjo ju jepte mundësi të testonin njohuritë e nxënësve.

Albas do të vijojë trajnimet në çdo shkollë, në çdo skaj të vendit kështu që ju jeni të lutur që për çdo vërejtje, sugjerim apo vështirësi që mund të hasni të na shkruani në adresën: [email protected] ose në numrin e telefonit 04231 9002 dhe 0697098026.

2,898 Lexime
7 vjet më parë