Libri digjital, Albas në Skrapar dhe Tropojë
Ekipi i trajnimeve të Portalit Shkollor Albas ka udhëtuar në Skrapar e më pas në Tropojë për të biseduar nga afër me mësuesit e gjimnazit “Ramis Aranitasi” dhe “Asim Vokshi” për tekstet digjitale dhe mundësitë që ofrojnë.
Albas solli platformën e e-librit shkollor, por nuk u mjaftua me kaq. Albas shkoi në çdo skaj të Shqipërisë, në çdo shkollë dhe ofroi mbështetje teknike çdo mësuesi që punon me tekstet digjitale, bashkëbisedoi me ta dhe dëgjoi me vëmendje të gjitha sugjerimet e tyre të cilat do të pasqyrohen në tekste.
Iniciativa e Albas për të sjellë metoda të reja mësimore bashkëkohore u mirëprit nga mësuesit anë e kënd vendit, të cilët me përkushtim dhe vullnet përvetësuan risitë dhe dolën përpara nxënësve të përgatitur e duke shpjeguar me librat digjitalë në klasat virtuale.
Albas ishte në Skrapar në gjimnazin “Ramis Aranitasi” dhe në Tropojë në gjimnazin “Asim Vokshi”. Gjatë takimeve dhe bashkëbisedimeve nga afër me mësuesit pamë se si mësuesit kanë sfiduar kushtet dhe kanë arritur rezultate pozitive.
Në gjimnazin “Ramis Aranitasi” mësuesit ndoqën nga afër orë model të ndërtuar mbi materialet multimediale që gjenden në tekst. Mësuesit ndanë me ekipin e trajnimeve Albas ide të reja për përmirësimin e platformës dhe plotësimin e mëtejshëm të librave me materiale multimediale.
Ndonëse një zonë e largët, krahasuar me kryeqytetin, mësuesit ishin të përditësuar me risitë sa u takon metodave të mësimdhënies dhe përdorues të teksteve digjitale në orën e mësimit. E gjithë kjo është e mundur për shkak se platforma e-libri shkollor Albas ka nevojë për internet vetëm gjatë momentit të shkarkimit të tekstit, më tej mësuesit munden të punojnë edhe pa pasur lidhje me internetin.
Më tej, përfaqësuesit e Albas ndaluan në Bajram Curri, në gjimnazin “Asim Vokshi”. Ekipi u prit nga drejtori i shkollës profesor Muhamet Vatoci, i cili kishte njoftuar të gjithë mësuesit për takimin dhe të gjithë ishin mbledhur për të diskutuar për librin digjital.
Të vëmendshëm dhe kurioz ndaj çdo detaji mësuesit e gjimnazit “Asim Vokshi” ndoqën me interes trajnimin. Të përkushtuar, por dyshues nëse sistemi arsimor është gati për të punuar me një platformë të tillë elektronike ata treguan se janë të angazhuar që në këtë gjimnaz nxënësit të mësojnë me metoda mësimore bashkëkohore duke përqafuar teknologjinë.
Mundësia që ofron kjo platformë për të punuar me të gjitha pajisjet si: telefona, kompjuter, laptop etj. Bën që si mësuesit ashtu edhe nxënësit të mund të kenë librat kudo që ata ndodhen. Kjo e bën më të lehtë procesin e të mësuarit dhe nxit kureshtjen e tyre për të ditur më shumë rreth teksteve shkollore digjitale.
Trajnimet e Albas do të vijojnë në qytete të tjera të Shqipërisë për të takuar mësuesit dhe për t’iu ofruar atyre asistencë dhe mbështetje teknike. Prandaj, për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04231 9002 dhe 0697098026.
(Portali Shkollor)
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
“Znj. Osmond”, liria dhe psikologjia femërore në romanin e John Banville, përkthyer nga Granit Zela