Libri digjital, Albas bashkëbisedime në shkolla
Libri digjital, Albas bashkëbisedim me mësuesit e shkollave 9-vjeçare: “Kolë Jakova”, “Naim Frashëri”, “Ibrahim Brahja” dhe mësuesit e gjimnazit “Partizani”.
Në kuadër të trajnimeve dhe bashkëbisedimeve për librin digjital Shtëpia Botuese Albas mirëpriti në qendrën e trajnimeve mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Kolë Jakova” dhe “Naim Frashëri”. Mësuesit biseduan nga afër me ekspertët e digjitalizimit dhe ndoqën një orë model duke përdorur tekstin digjital dhe materialet multimediale të përgatitur nga Drita Kolndreu. Eksperti i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija, ju shpjegoi mësuesve funksionin e secilës ikonë që ndodhet në tekst, si të ruajnë materiale, të bëjnë nënvizime në tekst, të shtojnë materiale etj.
Drita Kolndreu gjatë prezantimit përpara mësuesve u ndal në tre tekste digjitale: Edukimi për shoqërinë 1, Dituri Natyre 2 dhe Gjuha Shqipe 6. Ajo ju shpjegoi mësuesve se si mund të ndërtohet ora e mësimit duke u bazuar në materialet multimediale që ndodhen në tekst, si dhe ju shpjegoi qëllimin e vendosjes së secilit material në tekst. Si përdoruese e tekstit digjital në orën e mësimit, Kolndreu ndau me kolegët eksperiencën e saj për një mësimdhënie dhe mësimnxënie sa më efektive.
Gjithashtu ekipi i trajnerëve ishte në ambientet e shkollës “Ibrahim Brahja” ku bisedoi nga afër me stafin pedagogjik të kësaj shkolle. Në takimin e mbajtur në sallën e mësuesve u shpalosën të gjitha mundësitë që jep libri digjital për një orë mësimi efektive. Nxënësit e tërhequr nga teknologjia e kanë më të lehtë të nxënë në këtë mënyrë. Drejtoresha e shkollës, Meri Musa, tha se mësuesit janë të interesuar që të përvetësojnë të gjitha mundësitë që ofron e-libri shkollor albas.
Ndërsa në gjimnazin “Partizani” në kryeqytet takimi ishte impresionues. Mësuesit janë njohur dhe e kanë përvetësuar platformën e-libri shkollor albas kështu që bashkëbisedimi me ta ishte mjaft efektiv. Diskutuam për risitë dhe u ndalëm veçanërisht tek pyetësorët, të cilët janë të përshtatur për të gjitha lëndët, janë të formave dhe niveleve të ndryshme të nxënësve. Pyetësorët zënë vend në atë pjesë të kontrollit të njohurive që bën mësuesi në fund të orës së mësimit për të parë se sa kanë arritur të nxënë nxënësit. Kështu mësuesi e ka më të lehtë që të kuptojë se sa efektive ishte ora e mësimit.
Trajnimi do të vazhdojë dhe mësuesit do të njoftohen nga drejtorët e shkollave, me të cilët do të kontaktojmë ne, për orën dhe datën. Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 042319002 dhe 0697098026.
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
Planet mësimore dhe ditarët e teksteve shkollore të Albas Shqipëri
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi