E-libri shkollor Albas

Libri digjital, Albas bashkëbisedim me mësuesit

Libri digjital, Albas bashkëbisedim me mësuesit e shkollave 9-vjeçare: “Bajram Curri”, “Ramazan Jarani”, “Ylber”, “Vasil Shanto”, “Vajdin Lamaj” dhe “Thimi Tani”.

Albas është pranë mësuesve dhe nxënësve në të gjitha shkollat në vend. Ditën e shtunë Shtëpia Botuese Albas mirëpriti në qendrën e trajnimeve mësuesit e shkollave 9-vjeçare: “Ramazan Jarani”, “Ylber”, “Vasil Shanto”, “Vajdin Lamaj”, “Thimi Tani”si dhe ishte në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” në kryeqytet.

Mësuesit biseduan nga afër me ekspertët e digjitalizimit dhe ndoqën një orë model duke përdorur tekstin digjital dhe materialet multimediale të përgatitur nga Drita Kolndreu. Eksperti i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija, ju shpjegoi mësuesve funksionin e secilës ikonë që ndodhet në tekst, si të ruajnë materiale, të bëjnë nënvizime në tekst, të shtojnë materiale etj. 

Ekipi i trajnerëve të Portalit Shkollor Albas ishte në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” dhe bisedoi nga afër me drejtorin e shkollës Genci Mosho si dhe me mësuesite kësaj shkolle për librin digjital dhe mundësitë që ofron ai.

Mësuesit shprehen interes për të gjitha risitë që sjell Albas në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Mësuesja e gjuhës dhe letërsisë, Lindita Fejzo, na tregon se dita e punës në shkollë ka ritmikën e vet dhe larmishmërinë emocionale dhe problematike. Ajo na tregon se komunikimi i saj me nxënësit është shumë i kënaqshëm për çështjet mësimore, por edhe më gjerë se kaq.

“Krijimi, kjo është dhunti që një pjesë e vogël e nxënësve e shprehin. Përpiqem të zgjoj ndjenjën e së bukurës tek nxënësit, por duhet punuar më shumë në drejtim të motivimit. Veprimtaritë që nxënësit e mi zhvillojnë me dëshirë janë: interpretimi, dramatizimi, spektakli po për hir të së vërtetës nuk është se kemi infrastrukturë shumë motivuese!”, rrëfen mësuesja e gjuhës dhe letërsisë në shkollën “Bajram Curri”.

Trajnimet do të vazhdojnë dhe mësuesit do të njoftohen nga drejtorët e shkollave, me të cilët do të kontaktojmë ne, për orën dhe datën. Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 042319002 dhe 0697098026.

5,071 Lexime
8 vjet më parë