"Librat gjigantë"
Kjo seri me katër tituj është hartuar mbi objektivat e përfshirë në programin mësimor për ciklin parashkollor. Përmes teksteve të shkurtra me figura interesante, fëmijët do të mësojnë të ngjyrosin, të lexojnë, të shkruajnë...
Fletoret janë bërë në format të madh, me qëllim që fëmija të mund të punojë mbi to dhe i shtrirë mbi tapet.
Kjo seri me katër tituj është hartuar mbi objektivat e përfshirë në programin mësimor për ciklin parashkollor. Përmes teksteve të shkurtra me figura interesante, fëmijët do të mësojnë të ngjyrosin, të lexojnë, të shkruajnë dhe të zbaviten duke luajtur në grup.
Personazhet e njëjta në secilin libër: një vajzë, një djalë dhe pesë kafshët që janë miqtë e tyre, vihen në situata të larmishme, të cilat u mësojnë fëmijëve si të sillen mirë, si të jenë të shëndetshëm e të lumtur, si të jenë të kujdesshëm në rrugë dhe si të mbrojnë mjedisin.
Me kërkesat e larmishme, si: ngjyrosja, shkrimi, shënimi, rrethimi, plotësimi i fjalëkryqeve, numërimi, fëmijët ushtrohen individualisht dhe në grup.
Mbrojtësit e natyrës
Luaj dhe mësoj të mbroj mjedisin
Natyra, ajri, lumi, pema, lulja - kjo është natyra që na rrethon, e cila fillon nga oborri dhe shkon deri larg, në malet, pyjet, detet etj.
Dy personazhet, Bora dhe Blerimi, së bashku me miqtë e tyre kafshë, i udhëheqin fëmijët në një rrëfim, në të cilin fëmijët mësojnë si të kujdesen për natyrën: të mos prishin lulet, të mbjellin bimë, të përdorin mjete transporti që nuk ndotin ajrin, të mos lënë mbeturina apo të mos ndezin zjarr në pyll, të mbajnë pastër mjedisin ku jetojnë, të ndajnë mbeturinat sipas materialit me të cilin bëhen, t’i ripërdorin ato, të kursejnë ujin dhe energjinë pozitive, të kujdesen për kafshët etj.
Jetoj shëndetshëm
Luaj dhe mësoj të jem i shëndetshëm dhe i lumtur
Ky libër me vjersha të vogla e të thjeshta, të ilustruara me figura interesante, i mëson fëmijët se ç’janë ushqimet dhe uji, si të ushqehen mirë dhe shëndetshëm, cilat janë pjesët e trupit, si të kujdesen për veten, të merren me sporte, të shkojnë te mjeku, të pushojnë dhe ëndërrojnë, të kenë mendime të mira, si dhe të shprehin hapur mendimet dhe emocionet e tyre.
Mirësjellja
Luaj dhe mësoj të sillem mirë
Përshëndetje! Më fal! Faleminderit! Natën e mirë! Që sa zgjohen në mëngjes e derisa bien për të fjetur, njerëzit duhet të sillen mirë me të gjithë ata që takojnë. Miqtë tanë, nëpërmjet veprimtarive dhe situatave të larmishme, u mësojmë fëmijëve rregullat e mirësjelljes: të thonë “Mirëmëngjesi!” kur zgjohen, të sillen mirë në tavolinë, të ndihmojnë të tjerët, të kujdesen për veten, të mbajnë higjienë, të vendosin gjërat në vend, të njihen me miq të rinj, të luajnë bashkë me të tjerët, t’i dëgjojnë me vëmendje ata, të respektojnë të ndryshmit nga ata, të kërkojnë falje, të thonë “fjalët magjike”, të mos flasin me zë të lartë, të mos hedhin mbeturina në mjedis etj.
Të sigurt në rrugë
Luaj dhe mësoj të jemi kujdesshëm në rrugë
Të jetosh në qytet është bukur, por të kalosh nëpër rrugët e tij ka rreziqe. Ky libër i njeh fëmijët me rrugën dhe përdoruesit e saj, rregullat e qarkullimit rrugor, shenjat dhe sinjalet rrugore. Ndalo! Prit! Shiko! Kalo! Nëpërmjet personazheve të këndshme dhe gjuhës së thjeshtë gazmore, ata mësojnë si të jenë të sigurt në rrugë. Me kërkesat e larmishme, si: ngjyrosja, shkrimi, shënimi, rrethimi, plotësimi i fjalëkryqeve, numërimi, ata ushtrohen për atë që mësuan, duke luajtur individualisht dhe në grup.
Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al
(Portali Shkollor)
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi