Roman

“Lartësi”, një roman që flak klishetë patriotike

“Një roman që guxon të flakë të gjitha klishetë patriotike për një temë të rëndësishme të historisë, pa nënvlerësuar heroizmin e dëshpëruar të kohës.”

Ngjarjet zhvillohen në Bullgarinë e vitit 1872, një periudhë ku lulëzuan komitetet revolucionare, që luftonin kundër turqve për liri dhe identitet, një periudhë e njohur në histori si Rilindja Bullgare. Kjo është një kohë e luftës për tëhequr zgjedhën turke dhe dëshirën për arsimim e afirmim të identiteti kombëtar. Idealet e kohës janë dhënë përmes dy personazheve, dy djemve të sinqertë: Giços së arsimuar disi dhe shokut të tij kleptoman e naiv, Asenço. Ata nisen të armatosur me armë dhe libra nga qyteti i Kotelit, për t’u bashkuar me një grup kaçakësh revolucionarë në male. Karakteret e tyre pasqyrojnë një përzierje mes mizorive banditeske dhe idealizimit revolucionar, ndërsa aventurat e tyre formojnë një kuadër të pasur komik, të gjallëruar prej përpjekjeve të Giços për të edukuar shokun e tij.


Dy personazhet tona, rrethuar në male nga ushtria turke, tani përballen me një dilemë, e cila vë personalitet e tyre në provë. Ata bëjnë zgjedhje të ndryshme, por të dy takohen në të njëjtin fund.


Romani guxon të flakë të gjitha klishetë patriotike për këtë temë të rëndësishme të historisë, pa nënvlerësuar heroizmin e dëshpëruar të kohës.


Milen Ruskov (1966) është shkrimtar dhe përkthyes bullgar që jeton në Sofje. Është diplomuar për filologji në Universitetin e Sofjes në vitin 1995. Aktualisht është doktorant në gjuhësi në Akademinë Bullgare të Shkencave. Që prej vitit 2001, ai punon si përkthyes në profesion të lirë nga gjuha angleze. Ka shkruar tri romane: Pocket Encyclopaedia of Mysteries (2004) që rrëfen historinë e traditave kulte evropiane të Rilindjes është nderuar me Çmimin për debutimin më të mirë. Thrown into Nature (2008) është një roman për futjen e duhanit në Europë prej Spanjës. Romani Lartësi (2011) u nderua me çmimin e madh nga Ministria Bullgare e Kulturës, me çmimin kombëtar Hristo G. Danov dhe me çmimin Canetti Elias.

Gjithashtu fitues i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë 2014.


Romani “Lartësi” i Milen Ruskov u përkthye nga Milena Selimi dhe u botua nga Albas. Romanin e gjeni në të gjitha libraritë.


Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

2,320 Lexime
7 vjet më parë