Komiteti merr vendimin: Hapen auditorët për konsultime dhe provime
Komitetit Teknik i Ekspertëve ka deklaruar se ka një rënie të ndjeshme të shifrave të të prekurve nga koronavirusi dhe se për këtë arsye ka vendosur të lejojë hapjen e universiteteve dhe kthimin e studentëve në auditorë. Por kjo masë është e vlefshme vetëm për procesin e konsultimeve dhe provimeve.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve se ka një rënie të ndjeshme të shifrave të koronavirusit.
Për këtë arsye, Manastirliu u shpreh se Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që ndër të tjera të lejojë hapjen e universiteteve dhe kthimin e studentëve në auditorë. Por kjo masë do të jetë vetëm për procesin e konsultimeve dhe provimeve.
“Kemi një rënie të ndjeshme të shifrave, si dhe një numër të ulët të shtrimeve në spitalet Covid. Vijojmë të kemi një incidencë të ulët, me 26.6 raste për 100 mijë banorë. Kemi një rënie të pozitivitetit total dhe numri i pacientëve të shtruar është ulur në 116 të shtruar, krahasuar me javën e mëparshme. Nisur nga situata epidemiologjike në vend, Komitet ka pasur sot një mbledhje dhe ka rivlerësuar masat e marra disa javë më parë. Bëjmë me dije se do të lejohet hapja e auditorëve vetëm për procesin e konsultimeve dhe provimeve”, tha Manastirliu, por pa përmendur një kohë apo datë të caktuar se kur do të rihapen universitetet.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Marina Kërçeli: Unë studentja e “vrarë”...
Mësuesit shqiptarë, fisnikët e kombit
Sistemi arsimor dhe lëndët shoqërore