“Kolkocianët”, projekti i veçantë i mësuesve dhe nxënësve të shkollës 9- vjeçare "Kolë Koci" në Pogradec
Kjo gazetë është projekti i përmuajshëm që do të realizojnë këtë vit kalendarik mësues dhe nxënës të shkollës "Kolë Koci", Pogradec, në kuadër të projektit Shkolla Qendër Komunitare. Kanë zgjedhur këtë mënyrë për të pasqyruar veprimtaritë, aftësitë, talentet dhe problemet që mund të kenë fëmijët e shkollës.
Kjo gazetë është projekti i përmuajshëm që do të realizojnë këtë vit kalendarik mësues dhe nxënës të shkollës "Kolë Koci", Pogradec, në kuadër të projektit Shkolla Qendër Komunitare.
Në realizimin e kësaj gazete marrin pjesë mësuesit e grupit SHQK nga lëndët Gjuhë shqipe, Anglisht, Gjeografi, Histori, Edukim fizik dhe pa diskutim pjesë të saj janë bërë edhe nxënësit e shkollës që janë përfshirë me punimet e tyre.
“Zgjodhëm pikërisht të realizonim këtë gazetë, pasi është një mënyrë e bukur për të pasqyruar veprimtaritë, aftësitë, talentet dhe problemet që mund të kenë fëmijët e shkollës sonë”, kështu është shprehur mësuesja Rafaela Karapanxho Llakmani.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Festojmë 28-29 nëntorin!
Për ty nëna ime, sepse nënat janë frymëzim i jetës