Klasikët për të vegjël
Shtrëpia botuese Albas sjell për fëmijët serinë "Klasikët për të vegjël". Djemtë e rrugës "Pal", Gra të vogla, Remi pa familje, Ana flokëkuqja janë pjesë e kësaj serie.
ANA FLOKËKUQJA
Methju dhe motra e tij, Marila, kishin vendosur të birësonin një djalë,që t’i ndihmonte në fermën e tyre, por gabimisht jetimorja udërgon Anën, një vajzë me flokë të kuq dhe tepër ëndërrimtare. Me imagjinatën, kokëfortësinë, zgjuarsinë e saj, ajo arrin t’i bëjë për vete dhe të sjellë gjallëri në Grin Gejbëlls.
Çdo ditë është një aventurë e re për Anën, e cila edhe pse padashur bën shumë prapësi, gjithnjë e karakterizon humori të cilin e përçon edhe te njerëzit që e rrethojnë.
Mund ta porosisni online këtu
REMI PA FAMILJE
Remi, djaloshi të cilin e kishin gjetur të braktisur në një nga rrugët ku banonin të pasurit e Parisit, ishte rritur me shumë dashuri derisa ndodh diçka që e ndryshon krejtësisht jetën e tij.
Zoti Vitali vendos që ta marrë Remin në trupën teatrore dhe së bashku enden nëpër Francë duke dhënë shfaqje. Djaloshi i vogël kalon shumë vështirësi, derisa më në fund fati e bashkon me familjen e tij të vërtetë.
Mund ta porosisni online këtu
DJEMTË E RRUGËS “PAL”
Në një nga lagjet e Budapestit, ku po bëheshin gjithnjë e më shumë ndërtime, ndodhej ende një fushë e lirë për të cilën dy grupe djemsh të cilët nuk kishin më hapësira për të luajtur, “luftojnë” për ta zënë. Djemtë e rrugës “Pal” janë disa djem të cilët të udhëhequr nga komandanti i tyre Boka dhe me ndihmën e Nemeçekut të vogël arrijnë t’i mposhtin kundërshtarët e tyre dhe ta zënë fushën.
Është historia e disa djemve të cilët edhe pse të vegjël arrijnë të përballojnë me kurajë situata, ndonjëherë më të mëdha se vetë ata.
Mund ta porosisni online këtu
GRA TË VOGLA
Katër motra jetojnë me nënën dhe shërbyesen pasi babai i tyre ishte nisur për në luftë. Të katërta vajzat, të cilat babai i tyre i quan “gra të vogla”, edhe pse kanë karaktere krejt të ndryshme, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.
Ato përballen me situata nga më të ndryshmet që shoqërojnë përditshmërinë dhe rritjen e tyre në kohë të vështira.
Mund ta porosisni online këtu
(Portali Shkollor)
Intervistë me shkrimtarin Virion Graçi për romanin “Shtatë dritaret”
Libri digjital, Albas prezanton metodologji të mësimdhënies bazuar në TIK
Albas Office përuron librarinë e saj të pestë