Ideohet ABC-ja me përdorimin e 20 mijë tapave, në simbol të mbrojtjes së lumit Ishëm nga plastika
Për të dhënë një mesazh të fortë sensibilizues për mjedisin, nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9 vjeçare “Bajram Curri”, Durrës zgjodhën të ideojnë ABC-në e Mësonjëtores së Parë Shqipe në 3D përmes plastikës së grumbulluar në kuadrin e projektit të RiverCleanupAlbania,për të mbrojtur lumin Ishëm nga plastika.
“Asnjë nxënës nuk është i humbur, në qoftë se ka një mësues që beson tek ai”, Bueb.
Në kalvarin e historisë së Kombit Shqiptar padyshim që data 7 Mars 1887 do të shënojë një ngjarje historike, ku gjuha shqipe do të marrë vendin që meriton për të trashëguar në brezat e ardhshëm gërmat e arta që sot janë shtylla e kombit tonë.
Një komb, një gjuhë.
Për të ruajtur gjuhën tonë, por edhe për të dhënë një mesazh të fortë sensibilizues për mjedisin, si edhe rëndësinë e tij, nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9 vjeçare “Bajram Curri”, Durrës zgjodhën të ideojnë ABC-në e Mësonjëtores së Parë Shqipe në 3D përmes plastikës së grumbulluar në kuadrin e projektit të RiverCleanupAlbania, për të mbrojtur lumin Ishëm nga plastika.
“Mjedisi ynë është garancia jonë si kërkesë për siguri, për një jetë vitale. Kjo padyshim është në dorën e gjithsecilit prej nesh, por nëse e shkuara ka qenë shkatërruese për mjedisin tonë le ta bëjmë që e ardhmja të jetë premtuese e nën kujdesin e brezit të ri, një brezi të mirë edukuar edhe të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e mjedisit. Në sot zgjodhëm të japim një mesazh sesi mendja njerëzore, vullneti i mirë, bashkëpunimi në trinomin prindër-nxënës-mësues mund të bëje të mundur ndryshime madhore në të mirën e mjedisit. Janë përdorur 20.102 tapa dhe një punë të vazhdueshme, ku çdo buzëqeshje e vogëlushëve bënte që projekti të merrte formën e duhur…
Ne sot ndihemi krenarë që mundëm të realizojmë një dëshmi që do të flasë, sesi edukimi i përket brezit të ardhshëm edhe dija nuk vlen në qoftë se ne nuk mbrojmë veten, mjedisin dhe gjuhën shqipe. Sot gjendemi përballë fakteve që na vendosin në alarm për gjendjen e mjedisit në Republikën tonë ndaj në bëjmë thirrje që të gjithë së bashku t’ia dalim në një sfidë që përmes dijes shkollore, ndërgjegjësimit vetjak, dashurisë humane do ja dalim në rrugëtimin për një Shqipëri sa me të pastër e sa me të ditur, ku germat tona të shkëlqejnë si një ndër gjuhët me të vjetra indoevropiane, si një degë me vete në këtë familje të madhe gjuhësh.
Ne do ja dalim sërish në vepra të tjera …”, kështu është shprehur mësuesja ideatore dhe koordinatore e këtij projekti Marsida Mezja
Grupi i punës
Mësuese koordinatore/ideatore: Marsida Mezja
Ndihmuan mësueset: Elona Berhami, Aurora Dalanaj, Dorina Kadrimi, Fatbardha Shqiopa.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Festojmë 28-29 nëntorin!
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Letër falenderuese mësuesit