Historia e një kordhe
Pas kryeveprës së Magrisit, Danub, të botuar një vit më parë, Historia e një kordhe është titulli i dytë i këtij autori që vjen në shqip nga shtëpia botuese ALBAS.
Historia e një kordhe bazohet në një fakt historik. Në vjeshtën e vitit 1944, gjermanët pushtuan Karninë, me ndihmën e aleatëve të tyre kozakë, të cilëve u kishin premtuar një truall, ku të ndërtonin atdheun e pavarur kozak, një Kosakenland. Në maj të vitit pasardhës, kozakët zbuluan se ishin përdorur dhe mashtruar. Të braktisur në fatin e tyre, përballë Ushtrisë së Kuqe që përparonte, u dorëzuan tek anglezët, të cilët, në përmbushje të pakteve sekrete të Jaltës, i dorëzuan te sovjetikët, një fund të cilin kozakët ishin përpjekur me çdo kusht që të mos e përjetonin. Të vetëdijshëm për humbjen e thellë, zgjodhën vetëvrasjen kolektive në lumin Dravë.
Nga kjo ndodhi që ka marrë pak vëmendjen e historisë, Claudio Magris nxitet të shkruajë një ese prekëse mbi fatin dhe tragjedinë e jetës, por edhe mbi çastet e këndshme që dhuron ajo. Protagonisti i tij është gjenerali i vjetër i kozakëve, Krasnovi. Magrisi e bën atë pasqyrë të shumë dobësive njerëzore, për të na bërë të kuptojmë se gabimet e Krasnovit janë shpesh edhe tonat. Kjo vepër trajton falsitetin dhe të vërtetat e historisë. Historia ka një këndvështrim të ftohtë të historisë së kozakëve, ndërsa në libër sillen fakte se si studiuesit, historianët, kronistët janë të prirur t’u besojnë varianteve të ndryshme.
Pas kryeveprës së Magrisit, Danub, të botuar një vit më parë, Historia e një kordhe është titulli i dytë i këtij autori që vjen në shqip nga shtëpia botuese ALBAS.
Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al
(Portali Shkollor)
Dhurojuni të vegjëlve tuaj Abetaren mbarëkombëtare!
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
"Ariu i Bardhë i Ëndrrave"