“Hajdutja e buzëqeshjeve” ndalet mes nxënësve të shkollës “Andon Xoxa”, në Fier
Autorja dhe redaktorja e shtëpisë botuese “Albas”, Sevi Lami Agolli, e filloi muajin festiv me një aktivitet të bukur me nxënësit e klasave të pesta të shkollës “Andon Xoxa” në Fier. Tema e këtij takimi ishte roli i librave dhe i leximit te ta, teksa Lami promovoi dhe librin e saj “Hajdutja e buzëqeshjeve”.
Autorja dhe redaktorja e shtëpisë botuese “Albas”, Sevi Lami Agolli, e filloi muajin festiv me një aktivitet të bukur me nxënësit e klasa të pesta të shkollës “Andon Xoxa” në Fier.
Tema e këtij takimi ishte roli i librave dhe i leximit te ta, si dhe prezantimi i librit fitues të fondit të letërsisë për fëmijë, “Hajdutja e buzëqeshjeve”.
Ky takim e kishte pikënisjen nga dëshira e nxënësve të klasave të pestave dhe e mësueseve të tyre, dhe veçanërisht e nxënëses Ioana Vojanoviç, për të pasur takime letrare me vetë autorët shqiptarë, për të biseduar nga afër me ta dhe për t’u njohur më shumë me punën e një autori të librave për fëmijë.
Takimi i organizuar në oborrin i shkollës për shkak të numrit të madh të nxënësve, nisi në një mënyrë mbresëlënëse.
Nxënësit shpërthyen në duartrokitje, sapo autorja, Sevi Lami Agolli, dhe stafi shoqërues i shtëpisë botuese Albas, hyri në mjedisin e oborrit të shkollës. Mbi tryezën e mbushur me botime artistike nga shtëpia botuese “Albas”, ishte edhe libri “Hajdutja e buzëqeshjeve”, ku autorja u ndal më gjatë, për të shpjeguar tematikën e librit, aq shumë të domosdoshme në jetën e përditshme të çdo nxënësi të kësaj grupmoshe.
Temat aktuale të trajtuara në tregimet e librit u pritën me kërshëri nga nxënësit, të cilët ngrinin vazhdimisht duart për të bërë pyetje të ndryshme mbi librin. Pyetjet e tyre vijuan edhe pas mbylljes së takimit, aq sa autorja u premtoi një takim tjetër, ku të diskutonin më shumë mbi rolin e leximit dhe librave në jetën e tyre dhe mbi tregimet e librit “Hajdutja e buzëqeshjeve”.
Për organizimin e këtij takimi kaq të ngrohtë, një falënderim i veçantë shkon për mësueset e klasave të pesta të kësaj shkolle, për mësueset Anila Sota, Miglena Sofroni, Majlinda Hallanjaku, Elvira Pulaj, Valbona Mone, si dhe prindin e nxënëses Ioana Vojanoviç.
Përgatiti: Xhoana Jaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
"Fausti" Gëte - lexim i komentuar nga Rita Petro (Pjesa I)
“Antologji kujtimesh”, dhurata e ALBAS për mësimdhënësit shqiptarë me rastin e 7 Marsit!
Bashkëbisedim për librin “Engjëlli Blu” me nxënësit e shkollës “Gustav Majer”