Faik Konica

Gjuha shqipe, "zonjë e ngrysur"

Ky fragment është shkëputur nga vepra e tretë e shkrimtarit Faik Konica. E shkruar në viti 1925, por është kaq aktuale sot, kur shqiptarët nuk po i zbatojnë standardet e gjuhës shqipe.

"Javën e shkuar pashë një ëndërr që s’harrohet. M’u shfaq një grua e hollë, e gjatë, plot me hije fisnikërie, ndonëse e veshur me rrecka. Unë, pa vënë re varfërinë e veshjes së saj, dhe duke marrë me mend sa e bukur do të dukej sikur të ishte e veshur me mëndafshe, u ngrita me respekt dhe iu fala. – “Zonjë, i thashë, cila jeni Fisnikëria Juaj dhe pse dukeni kaq e mallëngjyer dhe e ngrysur?” –“Unë – tha – jam gjuha shqipe, dhe më sheh kështu të hidhëruar nga mundimet që heq dhe nga rreziqet që më rrethojnë”.


– “Zonjë, mos rrini më e ngrysur: sa të jemi ne të gjallë, dhe sa të jenë të gjallë të tjerë si ne… dëshirojmë, Nëno, të të shohim të buzëqeshur”.

 

F.K. (Maj 1925, Vepra 3, f. 373-374).

3,654 Lexime
7 vjet më parë