Gjimnazistët e Tropojës testim parapërgatitor në lëndën anglisht
Në gjimnazin “Asim Vokshi” në B. Curri u organizua një provim parapërgatitor në lëndën anglisht. Iniciativën për këtë testim e mori mësuesi i lëndës Erjon Ramaj
Të gjithë maturantët në vend po përgatiten për provimet e fundit, rezultatet e të cilave përcaktojnë edhe degën ku ata do të studiojnë. Rëndësi e veçantë po iu kushtohet lëndëve me zgjidhje.
Kështu në gjimnazin “Asim Vokshi” në B. Curri u organizua një provim parapërgatitor në lëndën anglisht. Iniciativën për këtë testim e mori mësuesi i lëndës Erjon Ramaj, icili hartoi testin në bazë të programeve orientuese për maturën shtëtërore.
Kjo iniciativë u mbështet nga drejtoria e shkollës. Në këtë testim morën pjesë edhe nxënës nga gjimnazet e tjera të rrethit të Tropojës si: nga gjimnazi i Tropojës së vjetër, Llugaj dhe Fierzë.
Portali Shkollor ju uron suksese të gjithë maturantëve!
Tirana mban rekord për numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri
Buxheti 2025 për arsimin dhe sportin rritet me +18%
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!