“Flatrat e Dijes”, partneritet të suksesshëm me “Albas”-in
Stafi pedagogjik i kësaj shkolle bashkëpunon me Shtëpinë Botuese Albas prej vitesh dhe mësuesit u shprehën të kënaqur që Albas ka menduar t’iu qëndrojë më pranë, me anë të librit digjital
Qyteti i Fierit, i njohur për traditën dhe bazat e shëndetshme të edukimit, mirëpriti grupin e ekspertëve të e-librit shkollor Albas që ofrohet nëpërmjet Portalit Shkollor për trajnimin e mësuesve mbi metodat e avancuara elektronike në mësimdhënie.
Trajnimi i radhës u zhvillua në Shkollën “Flatrat e Dijes”, një shkollë e spikatur për standardet europiane dhe nivelin e lartë në arritjet e nxënësve. Stafi pedagogjik i kësaj shkolle bashkëpunon me Shtëpinë Botuese Albas prej vitesh dhe mësuesit u shprehën të kënaqur që Albas ka menduar t’iu qëndrojë më pranë, me anë të librit digjital, një metodë moderne, kjo e fundit, që ua lehtëson më tepër punën në klasë dhe rrit më shumë hapësirat krijuese dhe analitike të nxënësve.
Mësuesit, gjatë prezantimit me platformën arsimore të Portalit Shkollor, evidentuan lehtësinë që ofron libri digjital Albas në procesin e mësimdhënies, sesi formati multimedial rrit kompetencat e nxënësve dhe i bën ata më kërkues drejt dijes.
Nga ana tjetër, ekspertët e Portalit Shkollor vlerësuan klimën mbështetëse dhe inkurajuese që ekziston në Shkollën “Flatrat e Dijes”, kulturën e punës dhe të komunikimit me në qendër nxënësin dhe njohuritë e tij, kjo falë edhe punës së përkushtuar të Drejtoreshës, znj. Donika Jorgaqi.
(Portali Shkollor)
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
“Znj. Osmond”, liria dhe psikologjia femërore në romanin e John Banville, përkthyer nga Granit Zela