Fëmija nga Gjakova që dhuroi të gjitha lodrat për fëmijët e prekur nga tërmeti
Vogëlushi nga Gjakova, Ani Sadiku, me veprimin e tij simbolik ka ngjallur emocione dhe frymëzim tek të gjithë ne. Ai ka dhuruar të gjitha lodrat që kishte për fëmijët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Mobilizimi i shqiptarëve nga Kosova për t’u dalë në ndihmë bashkëkombëseve të tyre të prekur nga tërmeti në Shqipëri ka qenë i madh. Një akt simbolik të ndihmës e ka bërë edhe një fëmijë, nga Gjakova. Ani Sadiku ka vendosur që të gjitha lodrat e tij t’i dhuronte për bashkëmoshatarët të prekur nga tërmeti, në Shqipëri, siç duket edhe në këtë foto.
Në ditë të tilla të vështira për të gjithë shoqërinë ku jetojmë, një veprim si ky i djalit të vogël të mbush me shpresë. Le të shërbejë ky rast si frymëzim drejt solidarizimit të mëtejshëm dhe përkrahjes së vlerave shpirtërore.
(Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
“Dhe Medea zgjodhi…”