Botim i ri

“E shkuar e pakryer” nga Ermal Hasimja, botim i ri i ALBAS

"E shkuar e pakryer" nga Ermal Hasimja trajton harresën si strategji vetëmbrojtëse për të përballuar realitetin. Një histori e përjetuar pa heronj dhe pa fund të lumtur, që sfidon kuptimin e së kaluarës dhe peshën e së keqes së jetuar por ende të pakuptuar.

“A është harresa një strategji e pavetëdijshme, vetëruajtëse, për të mbrojtur vetëdijen, kur pesha e realitetit bëhet mbytëse? 


Nëse kemi një shpjegim dhe përgjigje shkencore për trupin dhe mendjen e njeriut, kemi vetëm një pyetje sfiduese të ndrojtur në rastin e shoqërisë. 


Harresa ‘shpëtuese’ është ndoshta sfida e vërtetë e të kuptuarit të së shkuarës. Kjo është një histori e vërtetë ose, më saktë, një histori e përjetuar vërtet. Një histori pa ‘happy end’ dhe pa hero ngadhënjyes. 


Historia e një të shkuare të pambyllur dhe të hapur pafundësisht ndaj mundësisë të së keqes së jetuar, por të pakuptuar.”


Shënim: Librin e gjeni në libraritë fizike Albas (Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Preshevë) dhe online në këtë link; gjithashtu shumë shpejt edhe në Panairin e Librit.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,659 Lexime
1 muaj më parë