Aktualitet

E rëndë në Lezhë! Nxënësi godet me karrige një mësuese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një nxënës ka goditur me karrige një mësuese në gjimnazin e qytetit “Hydajet Lezha”. Incidenti ka ndodhur në ambientet e brendshme të klasës. Mësuesja është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës ku po merr dhe ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një nxënës ka goditur me karrige një mësuese në gjimnazin e qytetit “Hydajet Lezha” dhe nga informacionet paraprake mësohet se ka marre një frakture në njërin krah.


Incidenti ka ndodhur në ambientet e brendshme të klasës. Mësuesja është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës ku po merr dhe ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit.


“Paraditen e sotme, në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar, nxënës i këtij gjimnazi, ka goditur me send të fortë (karrige), mësuesen në këtë gjimnaz, shtetasen M. P., e cila po merr asistencë mjekësore, në spital. 16-vjeçari është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale“- thuhet në njoftimin e Policisë.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkaq, gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se mësuesit kanë bojkotuar mësimin.


Nuk dihet me saktësi shkaku i debatit. 


Mësimi është bojkotuar ditën e sotme nga mësuesit për shkak të kësaj ngjarjeje ndërsa pritet që të nesërmen të zhvillojnë një protestë lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.


Goditi arsimtaren me karrige, arrestohet nxënësi 16-vjeçar. Policia i ngre dy akuza penale


Adoleshenti që goditi me karrige arsimtaren në Lezhë ka përfunduar në prangat e policisë. Ndaj 16-vjeçarit me iniciale G. P., janë ngritur dy vepra penale, ajo e “plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.


Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë paraditen e sotme, sipas të cilit në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar kishte goditur me send të fortë (karrige), mësuesen M. P., ju informojmë se:

Në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin e shtetasit G. P., 16 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Vijon...


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,931 Lexime
1 vit më parë