E-libri shkollor Albas ndihmë për mësuesit dhe nxënësit
Mësueset e Shkollës “Numani” vlerësuan tekstet digjitale të Albas, si shoqëruese interaktive shumë të vlefshme të teksteve të shkruara, të cilat rritin performancën e nxënësve dhe përfshirjen e tyrë në orën e mësimit
Në vijim të trajnimeve për njohjen dhe përdorimin e librit digjital Albas, ekspertët e Portalit Shkollor u ndalën në shkollën “Numani” në Fier, një shkollë me rëndësi të madhe për edukimin në këtë rajon.
Prezentë në këtë trajnim ishin mësueset e ciklit të ulët 9-vjeçar të kësaj shkolle, të cilat u njohën më nga afër me platformën elektronike arsimore që vjen nëpërmjet faqes Portali Shkollor të Albas Group.
Kjo platformë elektronike shoqëron tekstet mësimore gjatë procesit të mësimdhënies. Më tëpër rëndësi, gjatë trajnimit iu kushtua mundësive që ofron libri digjital i pajisur me materiale multimediale si: foto, video, materiale zanore etj. Nga ana në faqen e Portalit Shkollor mësuesit, nxënësit dhe prindërit mund të gjejnë materiale informuese, edukuese dhe të rejat e fundit sa i takon metodave të mësimdhënies. Lajmet në këtë faqe janë të përzgjedhura në mënyrë që t'iu vijnë në ndihmë mësuesve, nxënësve dhe prindërve.
Mësueset e Shkollës “Numani”, në mbyllje të trajnimit vlerësuan tekstet digjitale të Albas, si shoqëruese interaktive shumë të vlefshme të teksteve të shkruara, të cilat rritin performancën e nxënësve dhe përfshirjen e tyrë në orën e mësimit, po që, mbi të gjitha përforcojnë shpirtin krijues dhe iniciativat e fëmijëve. Sipas mësueseve, përmbajtja digjitale jo vetëm që e pasuron mësimin, por rrit edhe përfshirjen dhe interesin e nxënësve për të.
(Portali Shkollor)
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
“Fshesarja e Republikës”, Anisa Markarian rrëfehet për romanin e saj të ri
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi