Drafti i plotë i MASR, udhëzues për fillimin e vitit shkollor 2020-2021
Pas udhëzimit teknik të Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e kushteve higjieno-sanitare të zhvillimit të mësimit në kushtet e pandemisë, Ministria e Arsimit ka hartuar një draft-udhëzim për mënyrën se si do të bëhet mësimi duke filluar nga 14 shtatori. Ne jua sjellim të plotë.
Ky udhëzim që ne po e botojmë të plotë sot, pritet të miratohet dhe t’i shpërndahet shkollave më datë 1 shtator, ndërsa MAS duket se ka punuar në tre skenarë për zhvillimin e mësimit.
- Skenari 1: Mësimi zhvillohet në mjediset fizike të shkollës, duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, nëse situata e pandemisë është e qëndrueshme.
- Skenari 2: Mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në kushtet e shtëpisë), duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë.
- Skenari 3: Mësimi zhvillohet vetëm në distancë, në rast se situata e COVID-19 përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, në nivel lokal ose në nivel shkolle.
Mësohet se gjatë këtij viti shkollor do të hiqen provimet në disa lëndë, kurse mësimi online do të zhvillohet pa nota.
DRAFTI I PLOTË PDF
UDHËZUESI ZYRTAR PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2020-2021
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
9 karakteristikat e një mësuesi të mirë
Shkolla qendër komunitare, plani vjetor i shkollës
Rritja e pagave, sa është dhe sa do të bëhet rroga e mësuesve nga 1 janari