21 shkurt, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Dhurojuni të vegjëlve tuaj Abetaren mbarëkombëtare!

Paketa e abetares është përgatitur nga një grup specialistësh didaktikë dhe gjuhëtarësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Ajo është mbështetur në programet e Ministrisë së Arsimit të këtyre vendeve.

Çdo vit, prej gati 20 vitesh, më 21 shkurt festohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. E shpallur nga UNESCO më 1999-n, kjo ditë kremtohet nga e gjithë bota me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhëve amtare. 


Festojeni dhe ju këtë 21 shkurt në familjet tuaja! Dhurojuni të vegjëlve tuaj Abetaren mbarëkombëtare! 


Kjo është mundësia më e mirë për familjet që jetojnë jashtë vendit të tyre për t’u trashëguar fëmijëve gjuhën amtare.


Paketa e abetares është përgatitur nga një grup specialistësh didaktikë dhe gjuhëtarësh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Ajo është mbështetur në programet e Ministrisë së Arsimit të këtyre vendeve. Qëllimi i grupit të punës ka qenë të përgatisnin një paketë sa më të plotë, që do t’u shërbejë si nxënësve në shkolla, ashtu dhe fëmijëve që do ta përdorin këtë paketë në mjedisin familjar.


Paketa synon që mësimi i gjuhës shqipe të jepet në mënyrë sa më zbavitëse, tërheqëse dhe të përvetësueshme, duke harmonizuar pesë proceset bazë: të vëzhguarit, të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit.


Paketa përmban:


• Tekstin bazë, Abetare, i strukturuar me tri pjesë: Paraabetare, Abetare, Pasabetare;

• Fletoren e modeluar, ku nxënësit sipas modelit do të shkruajnë shkronjat e dorës;

• Fletën e punës, ku nxënësit do të ushtrohen për mësimin e shkronjave, kryesisht të shtypit dhe të disa njohurive gramatikore;

• Fjalorin e ilustruar: (shqip-anglisht, shqip-italisht, shqip-gjermanisht); në paketë është një nga këta fjalorë. Synimi është që fjalorët t’u shërbejnë edhe fëmijëve që jetojnë jashtë vendit të tyre;

• Xhepin e shkronjave dhe të rrokjeve;

• CD-në, e cila si mjet audio-vizual u shërben nxënësve për proceset e të dëgjuarit dhe të vëzhguarit;

• Mozaikun me vjersha për secilën shkronjë;

• Librin e stërgjyshërve (me poezi të rilindësve);

• Udhëzuesin për mësuesit dhe për prindërit.


Paketën mund ta porosisni online në: 
http://www.librarialbas.al/paketa-e-abetares


(Portali Shkollor)

3,092 Lexime
6 vjet më parë