1 Qershori

Dhurojini fëmijës tuaj librin "Më quajnë... Arkitekt Sinani"

Këtë 1 Qershor, fëmijëve do t'u bëj dhuratë librin "Më quajnë... Arkitekt Sinani", si shenj e besimit që tek ata do të lartësojë dija, si motivim shtytës i mbajtjes së librit si të vetmin komunikim ndritshmërie të pasurimit të jetës dhe shpirtit të tyre.

Nga të gjitha dhuratat, libri ka qenë dhe mbetet për mua më hyjnori. Kam bërë një betim se nuk do të pranoj dhe nuk do të bëj asnjë dhuratë tjetër të shtrenjtëve të mi, veç librit. Edhe pse jo gjithnjë fati nuk ka qenë në anën time, ngulmoj t'i përmbahem me insistim kësaj fjale të dhënë. 


Dhe këtë 1 Qershor, janë fëmijët, atyre që do t'u bëj dhuratë librin "Më quajnë... Arkitekt Sinani", si shenj e besimit që tek ata do të lartësojë dija, si motivim shtytës i mbajtjes së librit si të vetmin komunikim ndritshmërie të pasurimit të jetës dhe shpirtit të tyre. 


Doli nga shtypi libri im i radhës, "Më quajnë... Arkitekt Sinani". Ky libër është pjesë e serisë që ALBAS ka lançuar për promovimin e figurave qendrore të kulturës dhe artit, arkitekturës dhe muzikës, letërsisë dhe historisë, kombëtare dhe botërore. Përmes librit, kjo shtëpi botuese kërkon t’u pasojë gjeneratave testamentin e vlertë të vetëdijes, asaj e cila është shtruar me yjësinë e emrave dhe personaliteteve, kontributeve qytetëruese dhe kurajozëve të historisë. 


Shfrytëzoj rastin të falënderoj në mënyrë të veçantë, Latif Ajrullai, Rita Petro (botuese), të cilët i kanë besuar penës dhe përkushtimit tim prurjen e Arkitekt Sinanit, rivlerësimin, kësaj here për fëmijën e moshës 9-vjeçare, të këtij personaliteti të spikatur të arkitekturës botërore dhe krenarisë shqiptare.


Pjesë të kësaj mirënjohjeje është edhe Entela Kasemi (ilustruese) që gëzon atributet e bashkëautorësisë, asaj që ka bërë ilustrimin grafik të këtij botimi. Një pasurim figurativ shumë profesional i këtij rrugëtimi njohës të Arkitekt Sinanit. Për bashkëpunimin e përulur dhe cilësor, atyre që u lutem ti bëjnë vend falënderimit të përzemërt, janë Natasha Pepivani (kryeredaktore), Artemisa Bushi (redaktore), Dritan Egro (konsulent shkencor), Eldion Nevruzi (dizajni). Nuk dua të lë jashtë falënderimit për dashamirësinë dhe ngrohtësinë e treguar gjithë stafit të ALBAS, Tiranë. 


"Më quajnë... Arkitekt Sinani" është një urëlidhje e disponimit aktual me atë manifestim gati të hyjshëm aftësishë gjeniale të këtij personaliteti që dominon traditën islame në fushën e ndërtimit. Ky personalitet vjen përmes këtij botimi për të ofruar një njohje dhe vlerësim për Arkitekt Sinanit, veprimtarinë krijuese që e skaliti emrin e tij në kolanën e gjenive të qytetërimit botëror. 


"Më quajnë... Arkitekt Sinani" e gjeni te botimet ALBAS në të gjitha libraritë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Miq të vegjël, uroj t'i bëni vend në interesimin tuaj këtij libri, këtij shqiptari të madh, kësaj figure emblematike të arkitekturës, i cili pasuroi qytetërimin islam dhe neve si shqiptarë na shpërbleu me krenari të lartë.


Përulësisht, juaji Albert Vataj


(Portali Shkollor)

2,316 Lexime
6 vjet më parë