Libër i ri

"DASHURIA, HYJNORJA, KRIJIMI"

Mbretëria e spiritualitetit është mistike dhe e thellë. Kur e shohim botën me admirim dhe pakëz frikë, bëhemi të vetëdijshëm se bota është e mbushur me jetë shpirtërore.

Mbretëria e spiritualitetit është mistike dhe e thellë. Kur e shohim botën me admirim dhe pakëz frikë, bëhemi të vetëdijshëm se bota është e mbushur me jetë shpirtërore. Pastaj ne ndjejmë që një pjesë e shpirtërores është përtej kuptimit tonë. Vetëm disa mendje të ndritura që po prezantohen në këtë libër ja kanë dalë mbanë të “shohin” disa vezullime të asaj zone. Ata e panë botën tonë dhe gjithçka në të, si asgjë më pak se mrekulli dhe hyjnore. 


Poezitë janë shkruajtur nga përvoja dhe rruga e gjatë e kërkimit, të frymëzuara nga natyra, joga, meditimi, studimi i shkrimeve të shenjta, poezia Zen, budizmi, Osho, Tantra, Poezia japoneze dhe kineze, filozofia lindore, filozofia perëndimore, Tagora, Rumi, Kabiri, Blake, haiku, dashuria dhe vetë jeta. Jeta, sepse çdo gjë që mbushet me jetë është e shenjtë, siç thoshte Blake. Joga, si burimi kryesor i çdo praktike të mëtejshme, dhe poezia, vijnë së bashku për të frymëzuar të tjerët në udhëtimet e tyre krijuese, thellë në zemër të vetes, dhe të kthehen në botë për ta risjellë sipas mënyrës së tyre. 


Ka kaq shumë poezi kur Buda i flet dishepujve të tij dhe mbarë botës – po, gjuha e tij është thellësisht poetike sepse në zonën ku ai ndodhet ka kaq shumë ekstazë, njohuri dhe dije pa fund e pa fillim – lumturia është e tillë saqë shpesh dhe poezia nuk mundet të shprehë atë që përjetohet nga shenjtët. 


Zoti është me të vërtetë miku më i mirë i njeriut në këtë tokë. Askush nuk na do si Ai, dhe askush nuk kujdeset si Ai. Ai është i durueshëm dhe i vërtetë, dhe na pret me krahët hapur që të kthehemi tek Ai, siç jemi. Zoti është gjithashtu misteri më i madh. Ne besojmë se ai është i gjithë fuqishëm dhe i aftë për të bërë gjithçka. Nga ana tjetër ekziston një mirësi e natyrshme te njerëzimi, e cila duket se po i bën jehonë asaj të Zotit. 


A mund ta zbulojmë gëzimin e përjetshëm - jo duke dëshiruar pafund, zotëruar apo arritur, por thjesht duke nderuar bukurinë dhe pasurinë e çastit, ndjenjën e përmbajtjes dhe kënaqësisë. A mund ta shohim çdo ditë të jetës sonë me gëzim dhe pasion, sikur të ishte një jetë e tërë dhe e plotë? A mund ta përqafojmë heshtjen, thjesht duke qenë aty, tani, siç jemi pa ndrojtje apo frikë? A mund të gjejmë pak kohë për meditim, duke qenë në natyrë, apo duke qenë vetëm me mendimet tona? A mund ta shohim Parajsën në një lule te egër, apo shenjtërinë në një gjethe delli? Po, mundemi, dhe pastaj ti:


Mund ta shijosh nektarin nga çdo pore,

Ti frymon bashkë me Të,

Ti dashuron si Ai;

Ti kërkon të shkrihesh me Të,

Ta humbësh veten tënde,

Dhe të ndjesh se ti bëhesh Ai. 

Se kjo ka qenë dëshira jonë e parë,

Dhe e fundit. 


Një poezi nga libri:


Vogëlushja që humbi

 

Fëmijë të ditëve që do vijnë

Kur t’i lexoni këto vargje me zemërim

Dijeni pra, se në kohë të shkuar,

Dashuria quhej krim; dashuri e çmuar. 

 

Në Epokën e Artë,

Larg prej dimrit të acartë,

Djali dhe vajza e dëlirë

Prej dritës hyjnore ndrirë,

Lakuriq, kënaqeshin shtrirë.

 

Dikur një çift i ri,

Plot me butësi,

Takohen në kopshtin me dritë

Ku hyjnorja ndrit,

Dhe perden natës ja ngrit.

 

Atje, në agimin e praruar 

Mbi bar luanin të gëzuar;

Prindërit s’ishin atje,

Të tjerët larg ikën,

Dhe vajza e hoqi frikën. 

 

Prej puthjesh t’ëmbla u lodhën,

Sërish do takohen.

Kur gjumi i bekuar

Thuret mbi Qiellin zgavruar,

Dhe endacakët përreth bredhin t’lotuar. 


Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

3,804 Lexime
7 vjet më parë