100-vjetori i Musine Kokalarit

Ç'do të ndodhte nëse Musineja do të jetonte sot...?

Ç'do të ndodhte nëse Musineja do të jetonte sot dhe të ishte në moshën kur u dënua? Asnjë parti nuk do ta pranonte në gjirin e saj! Për librat e saj aq të emancipuara, që thyenin tabu dhe që synonin përtej kohës...

Më e gjallë se kurrë në njëqindvjetorin e lindjes është Musine Kokalari! Fjalët e saj i postojmë, i komentojmë, i brohorasim, mburremi me to dhe i bëjmë "share" të gjithë. Po sikur të ishim po kaq tolerantë ndaj mendimeve ndryshe, po kaq kurajozë për të mbrojtur kauzat tona, po kaq trima ndaj të pushtetshmëve, po kaq idealistë për të arritur qëllime të larta e jo përfitime personale, po kaq të bukur prej emancipimit, a nuk do ishte dhe Shqipëria, (si Evropa ku synojmë) një vend i bukur për fëmijët tanë!

Ç'do të ndodhte nëse Musineja do të jetonte sot dhe të ishte në moshën kur u dënua? Asnjë parti nuk do ta pranonte në gjirin e saj! Për librat e saj aq të emancipuara, që thyenin tabu dhe që synonin përtej kohës, do të sulmohej e anatemohej nga kolegët shkrimtarë, nga pushteti i meshkujve të fortë apo nga njerëzit vulgare të paemancipuar. Do të ndihej si shumë intelektualë, e vetmuar dhe e zhgënjyer ngaqë vendi i saj vazhdonte të ishte në bisht të vendeve të përparuara...Mbase do të kishte ikur për të jetuar jashtë shtetit dhe për të fituar famë jashtë vendit të saj....sa keq që ende ëndrra e kësaj rilindaseje moderne është larg për t'u bërë realitet!

(Rita Petro)

1,671 Lexime
7 vjet më parë