MËSUESIA

“Besoj te ti”, një letër speciale për të gjithë mësuesit nga “Babagjyshi”

Letra rrëfen se sa magjik është përkushtimi i mësuesve në punën që ata bëjnë me nxënësit dhe fëmijët tanë. Edhe pse imagjinare, riniseni punën për vitin 2020-të me këtë letër, që rrëfen shumë të vërteta për ju që shpërndani dije dhe dituri.

Kjo letër e “Babagjyshit” përshkruan magjinë që ti si mësues shpërndan çdo ditë në klasë. 

Letra rrëfen se sa magjik është përkushtimi i mësuesve në punën që ata bëjnë me nxënësit dhe fëmijët tanë. Edhe pse imagjinare, riniseni punën për vitin 2020-të me këtë letër, që rrëfen shumë të vërteta për të gjithë ju që shpërndani dije dhe dituri. 

Ju mund ta shpërndani ketë letër te kolegët në të gjithë botën, sepse misioni juaj nuk njeh kufij! 




Ka ardhur momenti në të cilin dua t’i shpreh mirënjohjen time të gjithë mësuesve të  botës, duke ndarë me ju një letër vërtetë speciale që kam gjetur poshtë një peme Krishtlindjeje, shumë vite më parë. 


Të dashur mësues, 

Kam dashur prej shumë kohësh të shkruaj këtë letër. Përgjatë viteve kam parë të gjithë mësuesit e botës dhe kam mbetur i surprizuar për punën që ato bëjnë. Kam arritur në përfundimin se profesioni i mësuesisë, ashtu si i imi, është përplot me magji të veçantë. Më lejoni të deklaroj dhjetë fakte në mbështetje të tezës sime.


  1. Udhëtoj rreth botës dhe përgjatë një nate vizitojë gjithë vajzat dhe djemtë e botës. Por mësuesit punojnë me fëmijët tuaj përgjatë gjithë vitit. Kjo do të thotë që çdo mësues plotëson nevojat arsimore të 30-200 fëmijëve çdo ditë mësimdhënie. Kjo më duket e mundur vetëm me ndihmën e një shkopi magjik! 
  2. Dorëzoj dhurata për të gjithë fëmijët kudo në botë. Di që shumë nga dhuratat prishen dhe shkatërrohen për pak muaj. Por kjo gjë nuk ndodh me “dhuratat” e përhershme! Për shembull, mësuesit gjejnë “dhuratat e brendshme” tek çdo fëmijë dhe kujdesen për ato derisa nxënësit të zhvillojnë talentin e duhur, që do t’u zgjasë përgjatë gjithë jetës. Dhurata si këto më duken vërtet magjike.
  3. Kam një listë me fëmijët e mirë dhe ata të këqij. Disa mendojnë se puna ime është vërtetë tërheqëse. Por mësuesit vlerësojnë vazhdimisht të gjithë nxënësit e tyre. “Lista” e tyre mbulon të gjithë aspektet e zhvillimit dhe të nxënies, që më pas ja raportojnë prindërve të fëmijëve. Ky vlerësim bazohet në një vëzhgim të gjerë të të dhënave të nxënësve. Mësuesit më pas e përdorin atë listë për të ndihmuar secilin nxënës të përparojë. A nuk është e shkëlqyeshme? për të monitoruar aftësitë e secilit student dhe për t'i inkurajuar ata të punojnë në përparimin e tyre janë të nevojshme aftësi të mëdha mbinatyrore! 
  4. U lë dhurata vetëm nxënësve që janë në listën e fëmijëve të mirë dhe që besojnë tek mua. Mësuesit, nga ana tjetër, punojnë me çdo nxënës sepse besojnë te çdo njëri prej tyre. Madje mësuesit e bëjnë këtë gjë edhe kur nxënësit ndalojnë së besuari në aftësinë e sistemit arsimor për t'i ndihmuar ata të kenë sukses. Kjo lloj këmbëngulje duket vërtet e mahnitshme! 
  5. Unë kam drejtuar laboratorin tim duke përdorur të njëjtën teknologji për qindra vjet dhe kjo gjë  funksionon më së miri për mua. Gjithashtu, unë punoj me fëmijët kur ata flenë, duke ofruar dhurata në mënyrën time. Nga ana tjetër, mësuesit punojnë me fëmijët në gatishmëri dhe në të njëjtën kohë përpiqen t'i përfshijnë ata në procesin mësimor duke përdorur teknologji të përparuara. Ju duhet të jeni një magjistar që të jeni në gjendje të mësoni, transformoni dhe përshtateni me teknologjitë e reja dixhitale! 
  6. E kam zakon të lë një copë qymyr për fëmijë që nuk janë në listën e fëmijëve të mirë. Qymyrin duket se e lë tek të njëjtët fëmijë çdo vit. Mësuesit, nga ana tjetër, nuk pranojnë të "lënë qymyr", sepse ata punojnë shumë për të mos lënë pas dore asnjë fëmijë. Të punosh me qëllimin për të mos lënë pas dore asnjë fëmijë është vërtet një magji! 
  7. Kur lexoj lajmet gjithmonë dua të lexoj të gjitha tekstet e bukura për punën time. Kjo gjë me të vërtetë më motivon të vazhdoj punën time në të njëjtën mënyrë me përkushtim. Nga ana tjetër, kur lexoj lajmet e mësuesve, shumica e teksteve nuk duket se i mbështesin mësuesit. Sidoqoftë, mësuesit vazhdojnë të punojnë shumë për të siguruar sukses për nxënësit e tyre. Këta mësues ndoshta kanë "më shumë njohuri" që ne pjesa tjetër nuk e kemi.
  8. Kam në dispozicion mijëra xhuxhë dhe drerë si dhe të gjithë komunitetin e Polit të Veriut. Mësuesit punojnë çdo ditë dhe shumë shpesh plotësisht vetë, pasi ofrojnë mundësi të reja për studentët e tyre. Mbajta e gjithë kësaj ngarkese është sigurisht shumë më e rëndë se çanta ime e lodrave! 
  9. Unë marr shumë shënime falënderimi dhe miliona foto të fytyrave të buzëqeshura të fëmijëve që hapin dhuratat e tyre çdo vit. Por mësuesit jo gjithmonë e  marrin një "faleminderit",  madje shumica nuk kanë as mundësinë të shohin një "hapje të dhuratave" në të ardhmen e afërt ose të largët. Me fjalë të tjera, mirënjohja mund t’ju vijë vetëm dekada më vonë. Por gjithsesi, këto falënderime që mund të merrni pas shumë vitesh do të jenë magjike!
  10. Hunda ime ndritshme Rudolf ndriçon rrugët e errëta dhe të mistershme të dimrit që unë udhëtoj për të kënaqur të gjithë fëmijët në botë. Mësuesit, nga ana tjetër, japin dritë që ndriçon botën tonë në natën më të errët dhe ditën më me diell. Është drita e mësimit dhe dijes! Aftësia për të ruajtur flakët e asaj drite është vërtetë e veçantë! 


Kam zbuluar se magjia nuk është diçka e thjeshtë për t’u gjetur! Është e mundur vetëm për ata që punojnë shumë dhe vazhdojnë besojnë te nxënësit e tyre! Pra, mësimdhënia është vërtetë magjike. 

Ju lutemi vazhdoni ta mbani gjallë këtë magji dhe dijeni se jeni në listën time! Në fund të fundit, edhe unë mu desh të mësoja për të arritur këtu!

Ndaj, unë e di se duhet të falënderoj shumë mësues në jetën time. 

Dhe në fund, një mesazh për të gjithë mësuesit në mbarë botën: 

UNË ME TË VËRTETË BESOJ NË JU!

                                                 Faleminderit për të gjithë magjinë që sollët në jetën tonë!

                                                                                                                        Babagjyshi! 





(Përshtati Nanila Allkja Biçaku, Portali Shkollor) 

4,305 Lexime
4 vjet më parë