
“Aurora dhe fustani shumëngjyrësh”, nga Denata Toçe
“Aurora dhe fustani shumëngjyrësh”, i shkruar nga psikologia Denata Toçe, vjen nën logon e Shtëpisë Botuese Albas, si pjesë e serisë “Ariu i Bardhë i Ëndrrave”. Përralla shoqërohet me ilustrime autentike, bashkëkohore e mbresëlënëse për fëmijët.
Në librin e dytë të serisë “Ariu i Bardhë i Ëndrrave”, do të gjeni dashurinë dhe pasionin e një vajze të vogël, e cila me këmbënguljen e saj, shndërrohet në balerinën që kaq shumë e kishte dëshiruar...
Rrugëtimin për të shkuar deri atje, e gjeni në këtë përrallë, me ilustrime autentike, bashkëkohore dhe mbresëlënëse, për fëmijët dhe prindërit gjithashtu. Sikurse dhe në librin e parë, udhëtimi nëpër ëndrra, me përrallën dhe ilustrimet, ndihmon fëmijët në zhvillimin e motivacionit, imagjinatës dhe besimit.
Njihuni me Aurorën dhe pasionin e saj për baletin. Aq e përkushtuar është në prova Aurora saqë ajo u kujtua që nuk kishte fustan vetëm një natë përpara shfaqjes së madhe... U shtri e dëshpëruar në gjumë, por Ariu i Bardhë i Ëndrrave ...
Lundroni edhe ju bashkë me Aurorën në ëndrrat, dëshirat dhe pasionet e saj.


Për të blerë online librin "Aurora dhe fustani shumëngjyrësh klikoni këtu
(Portali Shkollor)
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve
2 Prilli, Dita Botërore e Librit për Fëmijë – Albas dhe magjia e leximit për të vegjlit
Në stendën e ALBAS flasim hapur për autizmin