Atmosfera e festave pa asnjë kosto për nxënësit e mësueses gjakovare, Ariana Gala Rizvanolli
Në redaksinë e Portalit Shkollor kanë mbërritur disa nga punimet të cilat, ju si mësues dhe nxënës, i keni krijuar me rastin e festave të fundvitit. Sjellim sot një ide kreative të mësueses fillore nga Gjakova, Ariana Gala Rizvanolli.
Mësuesja e shkollës fillore “Gjergj Fishta” në Gjakovë, Ariana Gala Rizvanolli, si gjithmonë sjell ide tepër origjinale për mënyrat se si i zhvillon orët e mësimit, por edhe aktivitetet e ndryshme shkollore me nxënësit e saj.
Këtë herë, me rastin e festave të fundvitit ajo ka krijuar me letra e kartonë, nëpërmjet ngjyrave, punime të ndryshme dekorative.
Nxënësit e saj të klasës së parë janë ndjerë të lumtur teksa kanë formuar simbolikisht bredhin e janë gjendur në një ambient me motive feste.
“Puna me aktivitete të tilla sjell shumë kënaqësi si për mua ashtu edhe për nxënësit, sepse zhvillon aftësinë e të menduarit dhe të krijuarit në të njëjtën kohë" - është shprehur mësuesja Ariana Gala Rizvanolli, për Portalin Shkollor.
Krijime të tilla janë tepër kreative dhe jo të kushtueshme, ndërsa nxënësit gjenden në një “klimë” të ngrohtë edukative dhe argëtuese.
(Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
“Dhe Medea zgjodhi…”