Seria "Më quajnë..."

Ambasadori Lu lexon librin "Më quajnë... Musine Kokalari"

Prej kësaj ‘biblioteke fëminore’ u tërhoq për t’u lexuar "Më quajnë ... Musine Kokalari’, i cili është njëri prej titujve të serisë ‘Më quajnë...’, seri e ideuar dhe botuar nga shtëpia botuese ALBAS.

Ambasadori Lu u lexon fëmijëve në Bibliotekën Kombëtare, së bashku me drejtoreshën Persida Asllani, libra nga “biblioteka fëminore”. Prej kësaj ‘biblioteke fëminore’ u tërhoq për t’u lexuar dhe ‘Më quajnë... Musine Kokalari’, njëri prej titujve të serisë  ‘Më quajnë...’, seri e ideuar dhe botuar nga shtëpia botuese ALBAS.


Mozaiku me figura të shquara të kulturës shqiptare, ky mozaik i jetëve të mbushura me dinjitet, sfida dhe pasion, u dedikohet të vegjëlve që kanë dëshirë të lexojnë dhe të njohin njerëzit që kanë lënë gjurmë në historinë dhe kulturën shqiptare. Njihuni me një seri fantastike, të mbushur me rrëfime argëtuese dhe me ilustrime tërheqëse.  


 ‘Unë jam shkrimtarja e parë shqiptare! Sot ngjan krejt e natyrshme që një vajzë të shkruajë dhe të botojë libra me emrin e saj mbi kopertinë, por dikur nuk ka qenë kështu...’, ja si nis  përshëndetja e Musine Kokalarit për të vegjlit që marrin në dorë këtë libër. 


Sa bukur është të lexosh e të takohesh për një libër!

Së shpejti takohemi sërish …, për të tjerë libra, për të tjera figura frymëzuese ...

(Portali Shkollor)

3,452 Lexime
7 vjet më parë