Libri digjital

Albas zhvilloi trajnim me mësuesit e Qarkut të Korçës

Ekipi i trajnimeve të Portali Shkollor Albas ishte në Korçë ku organizua një takim me mësuesit e të gjithë qarkut për t’iu ofruar atyre asistencë dhe mbështetje teknike për të punuar me librat digjitalë.

Libri digjital mblodhi në një takim të gjithë mësuesit e Qarkut të Korçës dhe ekipin e trajnimeve të Shtëpisë Botuese Albas. Mësuesit biseduan nga afër me përfaqësuesit e Albas dhe ndoqën orë model të ndërtuara mbi tekstet digjitale.

Specialisti i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija ju shpjegoi mësuesve se si mund të përdorin më me lehtësi tekstetdigjitale, funksionet e secilës ikonë në tekste si dhe, si munden ata të shtojnëmateriale kur e gjykojnë të arsyeshme. 

Drita Kolndreu, bashkëpunëtore e Albas dhe përdoruese e teksteve digjitale në orën e mësimit ndau me kolegët eksperiencën e saj duke ju rrëfyer hap pas hapi se si mund të ndërtohet një orë mësimi.

Gjatë shpjegimit, Kolndreu, e cila është edhe nëndrejtoreshë e shkollës “26 Nëntori” në Tiranë u ndal në disa tekste duke ju treguar kështu mësuesve se si mund të realizohet ora e mësimit në bazë të kompetencave.

Mësuesit e pranishëm në takim shkarkuan platformën e-libri shkollor Albas edhe në telefonat e tyre duke përfituar kështu nga mundësia për të shkarkuar tre herë tekstet digjitale në pajisje të ndryshme. 

Trajnimet e Albas do të vijojnë në qytete të tjeratë Shqipërisë për të takuar mësuesit dhe për t’iu ofruar atyre asistencë dhembështetje teknike. Prandaj, për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të nakontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04231 9002 dhe 0697098026.

(Portali Shkollor)

2,284 Lexime
7 vjet më parë