Albas vijon trajnimet, ju presim të shtunën, ora 10:00
Trajnimet do të mbahen ditën e shtunë, datë 17 dhjetor,ora 10:00, në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4 (100 metra sa kalon QTU-në), Tiranë.
Të nderuar drejtorë dhe mësues të shkollave të arsimit parauniversitar publik dhe privat,
Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj për mbarëvajtjen e trajnimeve që Shtëpia Botuese Albas po zhvillon me mësueset dhe mësuesit për përdorimin e platformës dhe teksteve digjitale.
Ju njoftojmë që Shtëpia Botuese Albas vijon trajnimet e mësuesve të gjimnazeve të cilat janë pjesë e projektit të Ministrisë së Arsimit për digjitalizimin për përdorimin e platformës dhe teksteve të saj digjitale.
Trajnimet do të mbahen ditën e shtunë, datë 17 dhjetor, ora 10:00, në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4 (100 metra sa kalon QTU-në), Tiranë.
Trajnimet do të zhvillohen nga autorët e teksteve dhe ekspertët e Portalit Shkollor Albas. Mësuesit do kenë mundësinë të ndjekin orë model me tekstin digjital.
Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të nakontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04231 9002 dhe 0697098026.
Ju mirëpresim!
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve
“Griva” nga Petro Marko, botimi i ri i ALBAS
Planet mësimore dhe ditarët e teksteve shkollore të Albas Shqipëri