Albas trajnim me mësuesit në Sarandë dhe Gjirokastër
Ekipi i trajnimeve Albas ndaloi në Gjirokastër dhe në Sarandë për të takuar nga afër mësuesit, për t’i trajnuar dhe për t’iu prezantuar risitë në tekstet shkollore digjitale.
Në kuadër të trajnimeve që Shtëpia Botuese Albas po zhvillon me mësuesit në të gjitha shkollat e vendit, që në nisje të këtij viti shkollor, ishte në Gjirokastër dhe Sarandë. Qëllimi i takimeve është ofrimi i asistencës teknike, prezantimi i orëve model dhe bashkëbisedimi nga afër i autorëve të teksteve më mësuesit.
Në Gjirokastër trajnimi u zhvillua në klasën virtuale të shkollës “Asim Zeneli”, e cila është pjesë e projektit pilot të Ministrisë së Arsimit për digjitalizimin. Të pranishëm në takim ishin edhe mësuesit e shkollës digjitale në Tepelenë.
Gjatë takimit, mësuesve ju prezantuan të gjitha risitë që ofron libri digjital. Ndryshe nga viti i kaluar këtë vit në librin digjital janë shtuar pyetësorët të cilët shërbejnë për të testuar njohuritë në fund të orës së mësimit. Mësuesit u njohën me mënyrën e përdorimit të të gjitha mundësive që ofron libri digjital për një mësimdhënie dhe mësimnxënie sa më efektive.
Drita Kolndreu, bashkëpunëtore e Albas dhe përdoruese e librit digjital në klasë ndau me të pranishmit eksperiencën e saj për përdorimin sa më efikas të librit digjital në orën e mësimit.
Më tej, Natasha Shuteriqi, autore e edukatës shoqërore, gjuhës shqipe dhe letërsisë bashkëbisedoi me mësuesit dhe ju përgjigj pyetjeve që ata i drejtuan. Shuteriqi ju prezantoi mësuesve lëndët në të cilat është autore duke ju treguar edhe qëllim e përzgjedhjes së gjithsecilit material multimedial të vendosur në librin digjital.
Përgjegjësi i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija asistoi mësuesit të shkarkojnë librat digjitalë në pajisjet telefonike. Dudija ju shpjegoi të pranishmëve hapat për marrjen e librave digjitalë, “sekretet” për të përdorur të gjitha mundësitë që ofron libri digjital, rolin dhe funksionin e secilës ikonë të vendosur në tekste. Mësuesit i drejtuan disa pyetje, kësaj radhe jo vetëm për mënyrën e përdorimit por edhe për risitë teknologjike që ofron platforma e-libri shkollor Albas.
Pas përfundimit takimit dhe bashkëbisedimit me mësuesit në Gjirokastër, ekipi i trajnimeve udhëtoi drejt Sarandës ku në shkollën digjitale “Hasan Tahsini” i prisnin mësuesit e kësaj shkolle por edhe të shkollës “Sulejman Delvina”, Delvinë.
Trajnerët asistuan nga ana teknike, prezantuan orë model të bazuara në teknologji dhe bashkëbiseduan me mësuesit. Autorët e teksteve patën mundësi të diskutonin me mësuesit dhe të ndanin së bashku ide të reja të cilat do të integrohen në libra vitin e ardhshëm akademik.
Nxënësit e apasionuar pas risive teknologjike asistuan mësuesit nga ana teknike për përdorimin e platformës e-libri shkollor Albas. Ata ishin të vëmendshëm, këmbëngulës dhe përvetësuan me lehtësi platformën duke u bërë kështu ndihmë për mësuesit.
Albas do të vijojë trajnimet në çdo shkollë, në çdo skaj të vendit kështu që ju jeni të lutur që për çdo vërejtje, sugjerim apo vështirësi që mund të hasni të na shkruani në adresën: [email protected] ose në numrin e telefonit 04231 9002 dhe 0697098026.
(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
Planet mësimore dhe ditarët e teksteve shkollore të Albas Shqipëri
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi