Albas në terren, takime me mësuesit në shkolla
Albas në shkollat digjitale: “28 Nëntori”, “Shejnaze Juka”, “Jordan Misja” Shkodër; “Sherif Hoxha”, Koplik; “Sinan Tafaj”, Tiranë dhe “Hydajet Lezha”, Lezhë.
Ekipi i trajnimeve Albas vijon takimet me mësuesit në shkolla të ndryshme në vend. Interesi i mësuesve për të marrë pjesë në trajnime dhe prezantime të orëve model të realizuara me materialet multimediale që ndodhen në tekste digjitale është i lartë.
Ditët janë intensive në Albas dhe ekipi i trajnimeve është gjithmonë duke vrapuar për të biseduar nga afër me të gjithë mësuesit e shkollave digjitale të cilët kërkojnë asistencën tonë teknike në shkollat ku ata punojnë.
Javën që lamë pas, Albas ishte në Shkodër ku u mblodhën në ambientet e shkollës “28 Nëntori” mësuesit e kësaj shkolle si dhe mësuesit e shkollave:“Shejnaze Juka”, “Jordan Misja” dhe “Sherif Hoxha”, Koplik.
Mësuesit biseduan nga afër me drejtoreshën e botimeve Rita Petro, autorët e teksteve si dhe IT-në e Portalit Shkollor Albas Albi Dudija. Mësuesit ndoqën orë model të përgatitur nga Elona Terziu.
Gjithashtu ekipi i trajnimeve Albas ishte në gjimnazin “Hydajet Lezha” në Lezhë ku patën mundësinë të dëgjojnë mendimet e mësuesve për tekstin digjitalsi dhe mënyrën se si ata e përdorin këtë tekst në orën e mësimit.
Në shkollën “Sinan Tafaj” në kryeqytet ekipi i trajnimeve Albas u mirëprit nga mësuesit e kësaj shkolle, të cilët e kanë përvetësuar tashmë platformën e-libri shkollor Albas dhe punojnë lehtësisht me këtë tekst në orën e mësimit.
E shtuna e trajnimeve mblodhi në Qendrën e Trajnimeve Albas mësuesit e shkollave 9-vjeçare: “Imelda Lamberdini” Elbasan, “Qëllimi i jetës” Tiranë, “QatarCollege”, Tiranë, si dhe shkolla 9-vjeçare Hamallaj, Durrës.
Interesi i mësuesve për t’u njohur me tekstet digjitale për shkollën 9-vjeçare ishte i lartë. Mësuesit erdhën në Qendrën e Trajnimeve Albas të përgatitur dhe me shumë pyetje, të cilat morën përgjigje nga stafi.
Ata ndoqën një orë model nga bashkëpunëtorja e Albas, që njëkohësisht është një mësuese e cila punon me tekstet digjitale Drita Kolndreu. Ajo ndau me kolegët eksperiencën e saj dhe u tregoi se si mund të ndërtojnë një orë model duke përdorur këtë tekst.
Në trajnimin e datës 26 nëntor, në Qendrën e Trajnimeve Albas mirëpritëm mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Fenix”. Ishte një takim i programuar, i kërkuar nga mësuesit e kësaj shkolle të cilët ndoqën me shumë interes prezantimet e ekipit trajnues. Ata patën mundësi të ndjekin një orë model të përgatitur nga Drita Kolndreu.
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
“Fshesarja e Republikës”, Anisa Markarian rrëfehet për romanin e saj të ri
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi