ALBAS: Librat që mund të lexojnë prindërit dhe mësuesit gjatë pushimeve të fundvitit
Në këtë prag festash, libri është dhurata më e mirë për veten, miqtë dhe familjarët. Me moton “Dhuro pak magji, dhuro një libër!”, Albas propozon disa nga botimet për të rritur me oferta festive, si dhe titujt më të rinj që u prezantuan në Panairin e Librit për vitin 2022.
Në këtë prag festash, libri është dhurata më e mirë për veten, miqtë dhe familjarët. Me moton “Dhuro pak magji, dhuro një libër!”, Albas propozon disa nga botimet për të rritur me oferta festive, si dhe titujt më të rinj që u prezantuan në Panairin e Librit për vitin 2022.
Seria “Klasikë dhe modernë” është me 20% ulje për disa nga kryeveprat botërore:
- Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës
- Simfonia pastorale
- Zonja Bovari
- Dashnori i zonjës Çetërli
- Komediania
- Libri i dashurisë
- Katedralja Shën Mëria e Parisit
- Udha për te fari
- Metamorfoza
- Rumi i ndaluar
- Lulet e së keqes
- Një mal diamanti
- Xha Gorio
Seria “Poezi metafizike” është me 30% ulje për titujt më të rëndësishëm kushtuar dashurisë dhe metafizikës:
- Epigramet erotike – Antologji Palatine
- Sapho (Nga dëshira digjem)
- Epitaf
- Profeti & meditime poetike
- Dashuria, hyjnorja dhe krijimi
- Ginjatani – flijime kënge
- Këngët e Këngëve të Solomonit
Seria e “Libri kulturologjik” është me 20% ulje për librat më të kërkuar bestseller:
- Sundimi i ligjit
- Intelektualët mashtrues
- Një histori e Zotit
- Kultura e terrorizmit
Për të gjithë dashamirësit e leximit, lista e librave më të rinj nga ALBAS vijon si më poshtë:
AUTORË TË HUAJ
- “Lepuri është i pasur”, John Updike. Ky është libri i tretë i serisë së tetralogjisë dhe vjen i përkthyer nga Granit Zela.
- “Kukulla mbretëreshë dhe tregime të tjera”, Carlos Fuentes. Libri vjen i përkthyer nga Bajram Karabolli.
- “Sundimi i ligjit”, Tom Bingham. Libri është fitues i çmimit “Orwell” për librin më të mirë politik 2011.
- “Shprehia e vetëbrohoritjes” nga Mel Robbins. Përkthyer nga Era & Adela Buçpapaj. Libër psikologjik për marrjen e kontrollit të jetës suaj me një gjest fare të thjeshtë.
- “Rregulla e 5-sekondëshit”, Mel Robins. Përkthyer nga Era & Adela Buçpapaj. Libër psikologjik për shndërrimin e jetës, punës dhe vetëbesimit tuaj përmes guximit të përditshëm.
- “Manifesti i heroit të përditshmërisë”, Robin Sharma. Libër psikologjik dhe bestseller botëror.
- “Epigramet erotike - Antologjia Palatine”, përktheu nga origjinali Sokol Çunga. Në këto epigrame përshkruhet jeta në të gjitha aspektet dhe manifestimet e saj.
- “Epitaf”, Janis Rico, përktheu Elena Zhako.
- “Ferri, Komedia Hyjnore”, Dante Alighieri. Vjen i përkthyer dhe i pajisur me komente e shënime nga Meritan Spahija.
- “Një tjetër det”, Claudio Magris. Një libër me rrëfim të përkorë dhe të mprehtë.
- “Dashnori i zonjës Çetërli”, D. H. Përkthyer nga Ukë Buçpapaj. Lawrence i shtohet serisë “K&M”
- “Simfonia pastorale”, Andre Gidi, përkthyer nga Primo Shllaku.
- “Zonja Bovari”, G. Flober, përkthyer nga Primo Shllaku.
AUTORË SHQIPTARË
- “Qortimet e zotit Shyti”, Ardian Vehbiu.
- “Kohë dashurish të harruara”, Ardian Cerga.
- “Aromë kujtimesh”, Aida Shtino. Një histori e fshehur brenda një sepeti.
- “Kësulëkuqja përralla për të rritur”, Ag Apolloni. Romani është ndërtuar si një shëtitje filozofike nëpër një botë sa reale, aq edhe përrallore.
- “Kulla”, Genti Kame. Një roman i zhanrit thriller.
- “Shtetndërtimi hibrid”, Adem Beha. Rrëfen për ambiguitetin kreativ si politikë e administrimikt ndërkombëtar në Kosovë.
- “Erërat që trazojnë mjegullën”, Ervin Nezha. Një roman që shpalos legjendën e Gjergj Elez Alisë me një rrëfim mjeshtëror.
- “Hoteli përbri kishës dhe disa trefime të errëta”, Behar Jacaj. Të gjitha tregimet e këtij vëllimi përpiqen të bëjnë një thirrje për rebelim.
- “Dritëhijet, fatet”, Xhoana Jaku. Vëllimi i parë i quajtur “Fatet” është pjesë e serisë “Dritëhijet”, një roman në zhanrin e fantashkencë.
- “Fëmijëri e thinjur”, Zhaneta Barxhaj
- “Katër burra”, Xhentiana Muskaj. Libri fitues i konkursit “Fjalë grash” nga shtëpia botuese ‘Albas’, për të mbështetur shkrimtaret e reja femra.
- “Shën dashuronte”, Albi lushi. Vëllim poetik.
- “Eros”, Hulusi Hako. Një libër formues, emancipues, i dobishëm, sidomos për edukimin erotic te nxënësve.
- “Fitnesi drejt përsosmërisë”, Dhimitraq Dhjaku. Një libër ushtrimesh me moton: Një mendje e mprehtë në trup të shëndetshëm.
Librat janë bashkudhëtarët më të mirë në këtë sezon dimëror. Të gjithë titujt e lartpërmendur i gjeni fizikisht dhe online në librarinë tonë Albas.
Përgatiti Xhoana Jaku
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
“Fshesarja e Republikës”, Anisa Markarian rrëfehet për romanin e saj të ri
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi