Albas fitoi tre çmime gjatë vitit 2016
Gjatë këtij viti Albas fitoi tre çmime: “Më quajnë ... Aleksandër Moisiu” libri më i mirë për fëmijë; qendra PEN nderoi me Titullin e Mirënjohjes botimet Albas; Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vlerësoi Shtëpinë Botuese Albas.
Pas një viti, të gjithë bëjnë bilancet, sjellin në mendje sukseset, problemet dhe caktojnë objektivat për vitin e ardhshëm. Për Albas-in ishte një vit i ngarkuar me shumë punë, por pavarësisht ngarkesës në zyrat e Albas-it është punuar me përkushtim dhe dashuri.
Albas ka tituj për të gjitha grupmoshat që nga fëmijët e deri tek rriturit. Në Panairin e Librit Albas solli shumë tituj të rinj, pjesë të serive të cilat pasurohen. “Më quajnë... Aleksandër Moisiu”, i autorit Luan Rama u shpall libri më i mirë për fëmijë në Panairin e 19-të të Librit me motivacion “Rrëfim emocional i figurave njerëzore, si model frymëzues për lexuesit e vegjël”. Për artin grafik të librit është kujdesur Semela Mero. Libri është pjesë e serisë “Më quajnë…”.
Tekstet shkollore Albas prej vitesh tashmë kanë kaluar kufijtë dhe përdoren në të gjitha trevat shqipfolëse. Abetarja mbarëkombëtare e digjitalizuar është një ndihmë e madhe për të gjithë emigrantët të cilët duan që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe. Në organizata apo grupe ku janë organizuar shqiptarët të cilët jetojnë në shtete të ndryshme kanë zgjedhur të mësojnë me tekstin e gjuhës të botuar nga Albas-i. Prandaj dhe akordimi i Titullit të Mirënjohjes “Për investime dhe kontribute të çmuara në kulturën kombëtare, për promovimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në hapësirat mbarë shqiptare dhe diasporë” nga Qendra PEN ishte vlerësim për punën e Albas-it.
Albas synon që të sjellë në shkolla metoda mësimdhënie bashkëkohore dhe moderne. Duke përqafuar risitë, teknologjinë… e duke u përshtatur me brezin e ri Albas bën diferencën duke sjellë cilësi, saktësi dhe besueshmëri në treg. Kështu, në aktivitetin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Shtëpia Botuese Albas u vlerësua “Si garant i rritjes së besueshmërisë në treg duke sjellë metoda bashkëkohore dhe frymë moderne që synon një emancipim kulturor gjithëpërfshirës të brezit të ri.” Një çmim që u tërhoq nga Presidenti i firmës Albas-grup Latif Ajrullai dhe drejtoresha e botimeve Rita Petro.
Puna e palodhur e secilit punonjës dhe objektivat e qarta të përcaktuara nga drejtuesit bëjnë të mundur suksesin e Albas-grup.
Albas, me ne më pranë dijes!
65 tituj të rinj, ALBAS ju pret në Panairin e Librit!
"Më quajnë Nexhmije Pagarusha", intervistë me autoren Meliza Krasniqi
“Fshesarja e Republikës”, Anisa Markarian rrëfehet për romanin e saj të ri