Libri digjital

Albas bashkëbisedim me mësuesit, orë model në shkolla

Albas në shkollat digjitale: “Skënderbeu”, Krujë; “At Shtjefen Gjeçovi”, Kurbin; si dhe në Elbasan në shkollën “Luigj Gurakuqi” ku u bashkuan edhe mësuesit e shkollave “Dhaskal Todri” e “Ahmet Dakli”.

Ekipi i trajnimeve Albas ishte në shkollat digjitale: “Skënderbeu”, Krujë; “At Shtjefen Gjeçovi”, Kurbin; si dhe në Elbasan në shkollën “Luigj Gurakuqi” ku u bashkuan edhe mësuesit e shkollave “Dhaskal Todri” e “Ahmet Dakli”.

Autorë të teksteve dhe specialisti i IT-së pranë Portalit Shkollor biseduan nga afër me mësuesit e shkollës “Skënderbeu” në Krujë. Risia e këtij viti shkollor në librat digjitalë janë pyetësorët. Në librat e digjitalizuar ka pyetësorë për të gjitha nivelet e nxënësve dhe pikërisht këtë vlerësuan më shumë mësuesit. Ata në fund të orës së mësimit e kanë më të thjeshtë të testojnë njohuritë e nxënësve, duke kursyer edhe kohën.

Mësuesite shkollës “At Shtjefen Gjeçovi” u mblodhën së bashku me ekipin e trajnimeve dhe diskutuan për librin digjital, si praktikohet në klasë, si ndikon tek nxënësit dhe çfarë do të donin më shumë ata nga Shtëpia Botuese Albas. Ata treguan se materialet multimediale që ndodhen në librin digjital e bëjnë orën e mësimit më tërheqëse për nxënësit dhe mësuesi e ka më të thjeshtë të arrijë objektivat që ka përcaktuar më parë. 

Gjithashtu, Albas mblodhi në ambientet e shkollës “Luigj Gurakuqi” mësuesit e tre shkollave digjitale në Elbasan dhe ndanë së bashkumendimet dhe idetë e tyre rreth e-librit shkollor Albas. “Dhaskal Todri”,“Ahmet Dakli” dhe “Luigj Gurakuqi” janë pjesë e projektit të Ministrisë sëArsimit dhe Sportit për digjitalizimin e procesit mësimor. Për këto tre gjimnaze ky është viti i dytë që punojnë me tekstet digjitale. Mësuesit e këtyre shkollave kanë përvetësuar mënyrën e përdorimit të librit digjital me efikasitet në orën e mësimit.

Trajnimet do të vijojnë, ndaj për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04231 9002 dhe 0697098026.

3,147 Lexime
7 vjet më parë