
Aktivitete të ndryshme në të gjitha shkollat
Mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Dora d’istria” organizuan një sërë aktivitetesh në kuadër të Ditës së Tokës
Sot shkolla "Dora d'istria" shkëlqeu në të gjitha veprimtaritë e organizuara me rastin e Ditës së Tokës. Një falenderim i veçantë për të gjitha klasat e nxënësit e angazhuar në veprimtari të larmishme, si ato për gjelbërimin e mjediseve shkollore, panairin e gatimeve tradicionale, paradën e kostumeve popullore të krahinave të ndryshme, koncertin festiv me talente të reja të shkollës, shpërndarjen e certifikatave për kontributin më të çmuar në këto veprimtari. Në saj të punës organizative të stafit drejtues, angazhimit të të gjithë stafit pedagogjik të shkollës, veprimtaritë u finalizuan me sukses. Ishte mahnitëse pjesëmarrja e gjithëpërfshirja e nxënësve dhe e komunitetit të shkollës. Sot ishin të hapura dyert dhe zemrat e të gjithëve, gjithçka për fëmijët, për të ardhmen e tyre! Suksese “Dora d'istria” në veprimtari të tjera në të ardhmen!

Sakaq edhe nxënësi te Shkollës së Kuqe u organizuan nën moton “Stop ndotjes, mbroni tokën tonë!”

Gjimnazistë e Çajupit, të përfshirë në rrjetin global të shkollave ENO Treelymoics, dhuruan dhe mbollën 10 pemë në shkollën “Luigj Gurakuqi”.

Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç
Provimi i licencës për kandidatët për mësues 2023/ Kriteret ligjore, procedurat dhe afati i dorëzimit të dokumentacionit