
Akreditimi,Universiteti "A. Xhuvani" përmbush kriteret
Rektori pr.dr. Liman Varoshi deklaroi se stafi ka vite që po punon për t’i dhënë universitetit një fizionomi bashkëkohore, në mënyrë që të plotësojë të gjitha kushtet për akreditim
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” do të kërkojë akreditimin. Rektori pr.dr. Liman Varoshi deklaroi për mediat lokale se stafi që ai kryeson ka vite që po punon për t’i dhënë universitetit një fizionomi bashkëkohore, në mënyrë që të plotësojë të gjitha kushtet për akreditim. Në këtë moment theksoi z.Varoshi jemi në fazën përmbyllëse.
Universiteti i Elbasanit ka një traditë të shkëlqyer në përgatitjen e mësuesve dhe ky do të vazhdojë të jetë një synim edhe për të ardhmen. Po ashtu treguesit janë impresionues edhe në albanologji, kjo falë stafit akademik që ky universitet ka.
Duhet theksuar fakti se universiteti “Aleksandër Xhuvani” në bashkëpunim me universitetin e OXFORDIT, që nga viti 1997, kanë implementuar bibliotekën dixhitale, ku kanë akses si pedagogët ashtu edhe studentët 24 orë.
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Modele testesh të zgjidhura për kandidatët që marrin pjesë në testimin "Mësues për Shqipërinë"
10 standardet bazë për një mësimdhënie efektive