Maqedoni

Abetarja mbarëkombëtare, pjesë e reformave

Meqë me marrëveshjen Maqedoni-Shqipëri parashihet edhe abetarja e unifikuar shqiptare e cila do të përdoret në Shipëri, Kosovë dhe Maqedoni, reformuesit e arsimit nuk shohin pengesë në inkluzivitetin arsimor dhe vlerësojnë...

73 organizatat qytetare të cilat merren me problemet e fushës së arsimi përpiluan planin “3-6-9-12” i cili parasheh reforma urgjente në sistemin arsimor. Ky plan parasheh ndryshimin e ligjit për arsim parashkollor dhe ligjit për arsim sipëror. 


A do të jetë i pranueshëm ky plan, ngelet të shihet. Por, të rinjve ua kthen shpresën pasi i njëjti i përfshin këta në politikën arsimore, duke u bërë edhe pjesë vendimmarrëse për emërimin në postet udhëheqëse të institucioneve arsimore.


Sipas OJQ-ve përzgjedhja e këshillit të prindërve, drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme si dhe rektorëve universitar duhet bëhet me përfshirje të prindërve, nxënësve apo studentëve dhe sektorit civil, jo vetëm të senatorëve dhe këshillit prindëror e atij komunal.


Meqë me marrëveshjen Maqedoni-Shqipëri parashihet edhe abetarja e unifikuar shqiptare e cila do të përdoret në Shipëri, Kosovë dhe Maqedoni, reformuesit e arsimit nuk shohin pengesë në inkluzivitetin arsimor dhe vlerësojnë se ajo do të jetë një mundësi mirë e standardizimit të gjuhës shqipe.


(Xhemazije Rizvani, Portali Shkollor)

3,338 Lexime
7 vjet më parë