Aktualitet

25 maji ditë mësimi, do të zëvendësohet data e pushimit e 15 marsit

Për zëvendësimin e ditës mësimore 15 mars 2024, të humbur për arsye të ndërprerjes së veprimtarisë së IAP-ve, MAS ka nxjerrë njoftimin se kjo e shtunë, 25 maj, do të jetë ditë pune dhe mësimi për institucionet arsimore parauniversitare. Më poshtë gjeni lajmërimin zyrtar.

Data 25 maj, pra kjo e shtunë, do të jetë ditë pune apo mësimi për shkollat, pasi në këtë ditë do të zëvendësohet dita mësimore e datës 15 mars e humbur për arsye të ndërprerjes së veprimtarisë së IAP-ve. Njoftimi zyrtar, si më poshtë, ka dalë nga instancat përkatëse të MAS. 


Kujtojmë se me vendim të Qeverisë data 15 mars u bë ditë pushimi jo vetëm për administratën shtetërore por edhe për nxënësit e shkollave në gjithë vendin, sepse fill pas Ditës së Verës ishte ditë e premte dhe dy ditëve të fundjavës iu bashkua edhe kjo ditë për të kaluar 4 ditë të plota pushimi. 


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,341 Lexime
7 muaj më parë