Libër i ri

100 shkencëtarët që ndryshuan botën

Të jetosh në ditët e sotme do të thotë të ballafaqohesh me frytet e shkencës. Shkenca na ka dhënë televizionin, motorin me djegie të brendshme, avionin dhe kompjuterin dhe këta janë vetëm disa prej tyre.

Libri 100 shkencëtarët që kanë ndryshuar botën, na njeh me arritjet gjigante të tyre: me këta njerëz, të cilët jo rrallë janë përballur me mosbesimin e skajshëm të mjedisit ose, edhe më keq, janë dënuar në rrugën e tyre për të zgjeruar kufijtë e dijes njerëzore. 


Në spektrin e gjerë të njohjeve shkencore, ky libër na çon nga kozmologjia e Kopernikut dhe e Galileit, nëpër labirintet mjekësore të Hipokratit dhe Galenit, te fushat e fizikës, biologjisë, kimisë dhe të gjenetikës. 


Kjo është historia e ideve që i kanë dhënë formën botës së sotme, dhe që do ta formatojnë atë edhe në të ardhmen.


Parathënie


Të jetosh në ditët e sotme do të thotë të ballafaqohesh me frytet e shkencës. Shkenca na ka dhënë televizionin, motorin me djegie të brendshme, avionin dhe kompjuterin dhe këta janë vetëm disa prej tyre. Por këto produkte konsumi, janë vetëm njëra anë e përfitimeve, që shkenca i ka ofruar njerëzimit. Shpesh, për shembull, fusha e mjekësisë nuk përfillet në krahasim me fusha të tjera më  joshëse, si astrofizika apo industria e prodhimit të raketave.


Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

4,300 Lexime
7 vjet më parë