Zbatimi i metodave bashkëkohore në nismën "3 LËNDË NË 6 ORË"
Në këtë material ju prezantojmë me një plan dy ditor, i përgatitur nga mësuese Enida Bashalliu. Në mësimdhënien bashkëkohore nxënësi nxitet në procesin mësimor, gjithmonë duke u mbështetur në përvojën, interesin, nevojat dhe aftësitë e tyre.
Nëse në shoqërinë tonë ka profesione që janë me përgjegjësi, atëherë një prej këtyre profesioneve është ai i mësimdhënies. Mësimdhënia është një proces jo i lehtë, është veprimtari e rëndësishme shoqërore dhe me përgjegjësi. Ka mendime se mësimdhënia është art, është shkencë, apo të dyja së bashku."Nëse është mësimdhënia art, kërkon frymëzim, intuitë, talent e krijimtari dhe pak prej tyre mund të mësohen. Nëse është shkencë, mësimdhënia kërkon njohuri dhe shprehi, që me të vërtetë mund të mësohen.” Ne mund të shprehim mendimin tonë se mësimdhënia e suksesshme ka këto dy anë. Prandaj edhe në tekstin e profesorit të nderuar Bardhyl Musait theksohet se: Mësimdhënia e mirë ka brenda elemente të punës së artistit dhe të studiuesit”.
Mësimdhënia më e mirë është ajo gjatë se cilës përmbushen objektivat, aktivizohet nxënësi, nxitet ndërveprimi, përdoren pyetje të niveleve më të larta, ku nxënësi është në qendër të mësimdhënies, zhvillohen aftësitë, të menduarit kritik e krijues, bëhët reflektimi dhe nxënësi aftësohet për të punuar në mënyrë të pavarur.
Pra, mësimdhënia është një proces, i cili planifikohet, drejtohet, organizohet nga mësimdhënësi sipas stileve të të nxënit dhe me pjesëmarrjen aktive të nxënësve, ku: përvetësohen njohuritë, përdoren metoda, teknika ndërvepruese, zhvillohen aftësitë, shkathtësitë, formohen shprehitë, si dhe ndodh formimi tërësor i përsonalitetit të nxënësve.
Vetë emërtimi mësimdhënie bashkëkohore nënkupton një mësidhënie ndryshe nga ajo tradicionale. Kjo nënkuptohet në shumë anë, aspekte si: në strategji, metoda, teknika, forma, ndryshimin e rolit të mësimdhënësit dhe nxënësit, mjedisin shkollor, në respektimin e të drejtave të fëmijëve, në të kuptuarit dhe të menduarit ndryshe, në përcaktimin e objektivave, në vlerësim etj.
Prandaj, "me mësimdhënie bashkëkohore duhet të kuptojmë atë lloj mësimdhënie, e cila lehtëson me forma, metoda, teknika, dhe strategji të përshtatshme në procesin e të nxënit të nxënësve.Mësimdhënia bashkëkohore nënkupton të nxënit aktiv, të menduarit në mënyrë kritike, krijuese dhe të nxënit me nxënësin në qendër".
Mësimdhënia është një detyrë e vështirë dhe komplekse dhe kërkon njohuri, aftësi e shprehi të shumta. Procesi mësimor bëhët duke u mbështetur në metodat dhe teknikat bashkëkohore, ku nxënësi mëson duke reflektuar, vlerësuar, zbuluar dhe duke zgjidhur probleme. Ajo është një proces, veprimtari që ndryshon vazhdimisht.
Në mësimdhënien bashkëkohore nxënësi nxitet në procesin mësimor, veprimtari të ndryshme për përvetësimin e diturive të reja, gjithmonë duke u mbështetur në përvojën, interesin, nevojat dhe aftësitë e tyre.
MËSIMDHENIA BASHKËKOHORE
Mësimdhënia bashkëkohore mbështetet në disa parime:
-Aftëson nxënësit për të nxënit e pavarur;
-Nxit nxënësit që të jenë nismëtarë;
-Krijohet dallueshmëri në të nxënë dhe nxit të menduarit kritik, krijues;
-Nxit dhe krijon kushte për komunikim shumëkahor dhe të frytshëm;
-Aftëson nxënësit për vlerësim dhe vetëvlerësim.
MËSIMDHËNIA BASHKËKOHORE
Mësimdhënia bashkëkohore është gërshetim i artit dhe shkencës, ku mësimdhënësi mëson vazhdimisht për vete por edhe për t’i mësuar të tjerët, nxënësit, duke u ofruar atyre njohuri sipas metodave, teknikave, teknologjisë më të re bashkëkohore.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11