Yndyrnat kanë vlera të larta ushqimore, janë burim energjie
Yndyra jep sasi të madhe energjie, ajo përdoret si ushqim për njeriun. Yndyrnat më origjinë bimore quhen vajra, ato me origjinë shtazore, dhjamëra dhe ato që nxirren nga qumështi gjalpra.
Yndyrnat janë produkte të gatshme që prodhohen në sasi të mëdha nga lëndë të para bimore dhe shtazore për qëllime ushqimore dhe teknike. Yndyra jep sasi të madhe energjie, ajo përdoret si ushqim për njeriun. Yndyrnat më origjinë bimore quhen vajra, ato me origjinë shtazore, dhjamëra dhe ato që nxirren nga qumështi gjalpra. Yndyrnat sipas gjendjes së tyre ndahen në tri grupe: të ngurta (dhjami), gjysmë të ngurta (gjalpi) dhe të lëngëta (vajrat e yndyrshme).
Yndyrnat kanë vlera të larta ushqimore dhe janë burim energjie për organizmin e njeriut. Ato përmbajnë vitaminë A, D, E etj. Veçanërisht janë të pasura me vitaminë A dhe D gjalpi i lopës në stinën e verës dhe yndyra e peshkut. Yndyra e embrionit të kokrrës së grurit, të misrit dhe të tërshërës përmban vitaminën E. Organizmi i njeriut i asimilon me lehtësi yndyrnat e lëngëta dhe ato me temperaturë të ulët shkrirjeje si gjalpi dhe dhjami i derrit etj.
Vaji i ullirit. Del nga fruti i ullirit, i cili rritet shumë në vendin tonë. Vaji i ullirit mund të jetë i rafinuar ose jo. Ai përdoret zakonisht në gjendje të papërpunuar, d.m.th. i gjallë për sallata të ndryshme, salcë majonezë etj. Dhe për gatimin e disa gjellëve. Vaji i ullirit duhet të ruhet në kushte të mira, të mos mbahen sende me erë afër tij si: vajguri, benzinë etj.
Vaj luledielli. Është vaj vegjetal që prodhohet nga bima e lulediellit. Ky vaj është mirë të përdoret i rafinuar për ushqim. Duhet të jetë kryesisht i tejdukshëm, pa erë ose me erë karakteristike të dobët të vetë vajit.
Vaji i kikirikut. Nxirret nga bërthamat e zhveshura dhe të pastruara të kikirikut.
Gjalpi. Është nënprodukt i qumështit që jep sasi të mëdha kalorish dhe asimilohet lehtësisht nga organizmi. Përmban vitamina A, D dhe E. Gjalpi ndahet në lloje të ndryshme, sipas llojit të qumështit, pres së cilit prodhohet. Kështu kemi gjalpë që prodhohet nga qumështi i lopës, i deles, i buallicës etj. Gjalpi përdoret për ushqim në gjendje të freskët. Po kështu përdoret në disa gjellë si: makarona, supa, musaka etj.
Dhjami. Nxirret nga derri, lopa, bagëtitë e leshta etj. Dhjami i cilësisë së mirë duhet të ketë erën natyrore të dhjamit, shija e tij të mos jetë e hidhur dhe të mos ketë erë tjetër.
Margarina. Është një produkt që del nga përpunimi i yndyrnave. Ajo për sa i përket shijes, erës dhe asimilimit i afrohet gjalpit të lopës. Margarina është një produkt i gatshëm ushqimor i cili praktikisht nuk ndryshon nga gjalpi i freskët kur ndiqet procesi i rregullt i prodhimit të saj. Për prodhimin e margarinës përdoren yndyrna bimore e shtazore të përziera sipas recetave të ndryshme. Qumështi i shtohet margarinës me qëllim që kjo e fundit të marrë erën e këndshme specifike të qumështit dhe t’i afrohet më tepër gjalpit. Margarina përdoret për gatim në: supa, vezë, makarona dhe gjellë të tjera.
Biskota, ëmbëlsira më e dashur e Krishtlindjes
8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm
Sherebela për shërimin e shumë sëmundjeve