Vlerësimi i nxënësit
Kurrikula bazuar në kompetenca që po zbatohet në sistemin arsimor parauniversitar, shoqërohet me një sërë dokumentesh përfshirë, regjistër klase, regjistër personal, portofolin e të nxënit dëftesë dhe amzë.
Kurrikula bazuar në kompetenca që po zbatohet në sistemin arsimor parauniversitar, shoqërohet me një sërë dokumentesh përfshirë, regjistër klase, regjistër personal, portofolin e të nxënit dëftesë dhe amzë.
Llojet e vlerësimit që i bëjmë nxënësit janë:
1. Vlerësim i vazhduar
2. Vlerësim me test
3. Vlerësim me portofol
4. Vlerësim periodik
5. Vlerësim përfundimtar
1. Vlerësimi i vazhduar bëhet nga mësuesi me nota apo simbole të cilat shoqërohen me komente ne regjistrin personal ose evidence. Këtu nxënësi vlerësohet për përgjigje të ndryshme me gojë me shkrim, pjesëmarrje ne diskutime etj.
2. Vlerësimi me test bëhet minimumi 3 herë në vit. Bëhet fjalë për testet e parashikuara në planin vjetor. Vlerësimi bëhet me notë dhe zakonisht shënohet tek evidence duke e komentuar si notë testi.
3. Vlerësimi me portofol kontrollon punë individuale apo punë në grup një fushë apo disa fusha, ku nxënësi shfaq individualitetin e tij me krijimtari, reflektime etj. Ky vlerësim pasqyrohet në dosje me: detyra me shkrim, projekte, hulumtime, pune tematike etj.
4. Vlerësimi periodik bëhet në fund të çdo 3 mujori ku mësuesi përshkruan arritjet e nxënësit duke u bazuar në vlerësimin e vazhduar, vlerësimin me test dhe vlerësimin me portofol në . Ai pasqyrohet me kode nga 1-5 në faqet përkatëse.
5. Vlerësimi përfundimtar bëhet në fund të vitit shkollor në regjistër me notë, në amzë me shkurtime dhe në dëftesë me notë ( shprehjet gjatë).
Si do të mbahen shënimet ?
Regjistri personal ku mbahet vlerësimi i vazhduar do të ruhet si dokumentacion për 2 vjet. Formati I tij është në dëshirën e mësuesit, por ai duhet të japë mundësinë që të kuptohet se për çfarë është vlerësuar nxënësi me x notë. Për këtë duhet të shoqërohet me një koment anash.
Si do të bëhet vlerësimi me portofol?
Portofoli është një mjet që përdoret gjerësisht në praktikat më të përparuara bashkëkohore për koleksionimin e rezultateve të të nxënit.
Vlerësimi i portofolit zë 20 % të vlerësimit. Në Arsimi Fillor portofoli mbahet në klase. Portofoli i të nxënit është koleksionim sistematik ( në fillim, gjatë, në fund,) i punimeve krijuese dhe hulumtuese të kryera nga nxënësi që dëshmon zhvillimin e kompetencave ( njohurive, shkathtësive, qëndrimeve). Portofoli duhet të jetë në dokumentim i tillë që si nxënësi, prindi, mësuesit apo nxënësit e tjerë të shohin se si kanë ndryshuar njohuritë dhe aftësitë e nxënësit gjatë periudhës kohore 3 mujore apo vjetore.
Vlerësimi i portofolit mund të planifikohet edhe si orë e veçantë në fund të çdo periudhë 3 mujore për çdo lëndë.
Më poshtë po japim një tabelë që mund ta përdorni si instrument vlerësimi për portofolin.
Instrument vlerësimi për portofolin
Emri mbiemri___________________________________________
Totali i pikëve ________
Duhet përmirësuar:
______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Ka progres:
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Sqarim për plotësimin e tabelës së vlerësimit për portofolin.
Totali i pikëve ________ (Pesha e pikëve për secilën detyrë , përcaktohet nga vetë mësuesi)
Në rubrikën “Duhet përmirësim” shkruhet një listë kërkesash që duhet të përmbushë nxënësi, si mund të arrijë nivelin më të lartë.
Në rubrikën “Ka progres” përshkruhen rezultatet e arritura të të nxënit (RN) të cilat fokusohen drejt aktiviteteve dhe përshkrimit efektiv të arritjes së nxënësit (analizon, demonstron, shfaq aftësi, propozon etj. Këtu përcaktohet se cilat nga nivelet mund të arrijë: të menduarit kritik, zgjidhja e problemeve, marrja e vendimeve.
Kujdes! Nxënësi mund të lihet i lirë të zgjedhë dhe të vendosë vetë se cilat nga punët / detyrat do të koleksionojë. Mësuesi mund të vendosë disa parametra se çfarë duhet të përmbajë portofoli dhe çfarë kriteri duhet të plotësojë detyra që të përfshihet në portofol.
Referencë
“Portofoli i të nxënit”, Udhëzues për mësuesit e arsimit parauniversitar, IZHA, 2016.
(Nga Drita Kolndreu, Portali Shkollor)
VANAF 2024/ Modele testesh të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor
Klasa I-V, teste përmbledhëse për periudhën e dytë në të gjitha lëndët
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024