VLERËSIMI

Vlerësimi dhe rëndësia për fushën e edukimit fizik, sporte dhe shëndet, në arsimin fillor

Vlerësimi i nxënësit përshkon gjithë procesin mësimor, shërben për përmirësimin e këtij procesi. Kjo do të thotë që mësuesi nuk ka të drejtë të vlerësojë nxënësit për ato kompetenca që nuk përshkruhen në program.

Hartimi i programit lëndor derivon nga Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar, Kurrikula bërthamë dhe Plani mësimor i arsimit bazë. Si i tillë ky dokument i shërben: 

 Nxënësit, për zhvillimin e kompetencave kyçe të të nxënit gjatë gjithë jetës dhe të kompetecave të fushës “Edukim fizik,• sporte dhe shëndet”, në mënyrë që ai të përballojnë sfidat e jetës dhe të integrohet në shoqëri; 

Mësuesit, për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e veprimtarisë mësimore dhe arrtitjet e nxënësve në klasë dhe jashtë saj. Prindërit, për njohjen e rezultateve e pritshme të fëmijëve dhe kriteret e vlerësimit në periudha të caktuara.

 

Hartuesit të teksteve mësimore dhe të materialeve ndihmëse për mësuesit dhe nxënësit.• Programi i “Edukimit fizik, sporteve dhe shëndetit” ka në thelb të tij krijimin e kushteve për ndërtimin e kompetencave të fushës/lëndës si dhe të kompetencave kyçe që lidhen me to.

 

Realizimi i temave ndërkurrikulare nëpërmjet lëndës “Edukim fizik, sporte dhe shëndet” është një komponent i rëndësishëm i programit për kontributin e kësaj lënde në shoqëri dhe në jetën e përditshme. Ky program është konceptuar në 3 tematika të shoqëruara me nëntematika, të cilat krijojnë kushte që nxënësi të ndërtojë dhe zbatojë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat, në funksion të kompetencave të lëndës dhe kompetencave kyçe.

 

Në program paraqiten edhe koha mësimore për secilën tematikë, që ndryshon nga klasa në klasë. Emërtimi i tyre është bërë në përshtatje me përmbajtjen dhe për të tria tematikat është përcaktuar numri minimal i orëve për realizimin e objektivave, duke krijuar njëkohësisht mundësinë që mësuesi të jetë i lirë në rritjen e këtij numri. Në aspektin përmbajtësor, programi synon një afrim më të plotë të nxënësit me informacionin dhe kulturën në përgjithësi të fushës mësimore “Edukim fizik, sporte dhe shëndet”, e shprehur kjo në llojin e informacionit që nxënësve u ofrohet në funksion të edukimit në shërbim të komunitetit, mirëqënies dhe shëndetit, duke patur parasysh problematikën që shoqëron jetesën në ditët e sotme, referuar modeleve të sjelljes personale (inaktiviteti fizik, mënyra jo të shëndetëshme të të ushqyerit, përdormi i substancave që krijojnë varësi, etj.) dhe ndërpersonale (marrëdhëniet dhe kontributi në komunitet). 


Referuar sa më sipër, si një e re në këtë program është tematika “Edukim në shërbim të shëndetit, mirëqenies dhe komunitetit”, në të cilën është përmbledhur informacion teorik që zhvillohet në orë mësimore teorike. 


Gjithashtu, një e re tjetër në program është dhe përfshirja në tematikën “ Aktivitete sportive” të nëntematikës opsionale “Veprimtari sportive ndihmëse”, si një mundësi që u jepet nxënësve për një aktivitet më të plotë fizik, në përshtatje me kushtet që shkolla ofron për sa i përket infrastrukturës së saj, vendosjes gjeografike e kushteve klimaterike, si dhe traditës sportive të shkollës (apo qytetit). 


UDHËZIME PËR VLERËSIMIN

Vlerësimi i nxënësit përshkon gjithë procesin mësimor dhe shërben për përmirësimin e këtij procesi. Vlerësimi i nxënësit nuk ka për qëllim të vetëm vendosjen e notës dhe as nuk përfundon me vendosjen e saj. Ai mbështetet tërësisht në përmbajtjen e programit lëndor dhe mësuesi nuk ka të drejtë të vlerësojë nxënësit për ato kompetenca që nuk përshkruhen në program. Mësuesi zhvillon vetë dhe ndihmon nxënësit të zhvillojnë një larmi mënyrash vlerësimi, si për shembull:  Përdoren fjalë e shprehje inkurajuese gjatë të mësuarit. Korrigjim me takt i lëvizjeve të gabuara.

•  Me shpalljen e lojtarëve më të mirë në lojëra të ndryshme (lëvizore, tradicionale, para-sportive dhe sportive).

•  Koha në sekonda e realizimit të veprimit lëvizor mbi bazën e progresit individual.

•  Sasia në herë e përsëritjeve të veprimit lëvizor mbi bazën e progresit individual.

•  Distanca në metra e arritur nga veprimi lëvizor mbi bazën e progresit individual.

•  Me kompleks ushtrimesh dhe me pikë.

•  Me sistem pikësh për ushtrimet e veçanta.

•  Me sistem pikësh për vallëzimin e kompozuar.

•  Me teste me pikë për kombinacionet teknike.

•  Me teste për njohuri mbi edukimin shëndetësor.

•  Me pikë për veprime teknike individuale.

•  Me pikë për skemat lëvizore të vrapimeve të ndryshme.

• Vlerësimi mund të bëhet individual ose në grup, në klasë ose jashtë saj. 


Nxënësi vlerësohet (në klasën IV dhe V me notë) ndërsa demonstron aftësitë dhe qëndrimet e tij, duke u shfaqur nëpërmjet veprimtarish e produktesh të tjera, si: pjesëmarrja në veprimtari te ndryshme në shërbim të komunitetit, sportive apo sportive–artistike të cilat organizohen nga shkolladhe më gjerë. Në angazhimin e nxënësve me grupe apo skuadra të vogla, mësuesi parashtron peshën e vlerësimit (në klasën IV dhe V edhe me notë) të grupit në tërësi dhe të secilit nxënës në veçanti. Të gjitha këto duhet të reflektohen për çdo nxënës në fletoren e mësuesit. Mësuesi nuk e ka të detyrueshëm vlerësimin me notë të nxënësve në çdo orë mësimore dhe të vendosë nota në evidenca për secilën orë mësimore. Si rregull, nxënësit dhe mësuesi duhet të jenë të lirshëm të bashkëbisedojnë si partnerë rreth përvetësimit të njohurive dhe aftësive të fituara të orëve të kaluara. Herë pas here mësuesi duhet të vlerësojë me notë, duke ua bërë të qartë nxënësve që në fillim qëllimin e vlerësimit dhe kriteret e tij. Vlerësimi me shkrim shërben për aftësimin e komunikimit me shkrim.


Vlerësimi i nxënësit përshkon gjithë procesin mësimor, shërben për përmirësimin e këtij procesi dhe mbështetet tërësisht në përmbajtjen e programit lëndor. Kjo do të thotë që mësuesi nuk ka të drejtë të vlerësojë nxënësit për ato kompetenca që nuk përshkruhen në program. 


Fusha mësimore “Edukim fizik, sporte dhe shëndeti” në arsimin  fillor ndihmon nxënësit të zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe kompetencat e nevojshme, të cilat kontribuojnë në sigurimin e mirëqenies shëndetësore, intelektuale, emocionale, fizike dhe sociale. 


Nivelet e arritjes shprehin rezultatet e ndryshme që arrijnë nxënës të ndryshëm gjatë proçesit mësomor, për të arritur rezultatet e të nxënit dhe fitimin e kompetencave. Çdo nivel, në thelb, ofron  kritere të njësuara për vlerësimin e njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të nxënësve  sipas fushave përkatëse. Këto nivele hartohen për të mundësuar mësuesit të përcaktojnë arritjen e kompetencës nga nxënësi në fund të çdo viti sipas shkallëve përkatëse.


Vlerësimi rigoroz bazuar në nivele të përcaktuara, krijon besim në gjykimet e mësuesve, jep siguri te prindërit dhe të tjerët që të gjithë nxënësit i kanë arritjet e tyre në përputhje me standardet e pranuara kombëtare dhe janë duke ecur në përputhje me pritshmëritë.


Kërkesa për zbatimin e niveleve të arritjes 

Nivelet e arritjes bazohen në rezultatet e të nxënit të kompetencave të përcaktuara sipas shkallëve për fushat përkatëse në dokumentin e kurrikulës bërthamë. Ato do të përdoren nga mësuesit, hartuesit e teksteve shkollore e materialeve të tjera ndihmëse për procesin mësimor, specialistët e vlerësimit dhe inspektorët e arsimit. 

Në veçanti, nivelet e arritjes do ta ndihmojnë mësuesin për të planifikuar mësimdhënien individuale, punën e diferencuar sipas niveleve të nxënësit, për të ndikuar pozitivisht në progresin e tij dhe për të raportuar të nxënit e nxënësit. Për të përcaktuar nivelin e arritjes së nxënësit duhen bërë një sërë vëzhgimesh dhe duhen përdorur një sërë instrumentesh vlerësimi të cilat do të shërbejnë më pas për progresin e tij. 

Hartimi i instrumenteve të vlerësimit të arritjeve të të nxënit duhet kryer duke u mbështetur në nivelet e arritjeve që janë përshkruar në këtë dokument.


NIVELET E ARRITJES SË KOMPETENCAVE NË FUSHËN “ EDUKIMI FIZIK, SPORTET DHE SHËNDETI” bazohen ne keto kompetenca.

Kompetenca 

“Zhvillimi i aftësive lëvizore në përshtatje me situata të ndryshme lëvizore e sportive”

Përshkrimi i kompetencës

 Nxënësi kryen kombinime të thjeshta lëvizore, me pjesë të ndryshme të trupit dhe kombinime me lëvizje të ndryshme jolokomotore (tërheqje, shtytje, ekuilibrim, kthim, rrotullim etj.), lokomotorë (ecje, vrapim, kërcim etj.). Ai demonstron lëvizje të ndryshme manipulative me mjete (hedhje, pritje, goditje), zbaton kombinime të ndryshme lëvizore referuar situatave të ndryshme të lojërave para sportive dhe demonstron metoda të përshtatshme të kryerjes së aktivitetit (marshimit) në natyrë.


Kompetenca 

“Ndërveprimi me të tjerët në situata të ndryshme lëvizore e sportive” 

Përshkrimi i kompetencës 

Nxënësi zbaton rregulla të thjeshtuara në lojëra të ndryshme lëvizore, popullore e para-sportive dhe demonstron aftësi bashkëpunimi me partnerin dhe respekti ndaj kundërshtarit në lojë. Ai zbaton parimet e fair-play-t në aktivitetet sportive brenda dhe jashtë programit mësimor si dhe në jetën e përditshme.


Kompetenca

 “Përshtatshmëria me një stil jete aktiv e të shëndetshëm” 

Përshkrimi i kompetencës 

Nxënësi tregon njohuri, menaxhon emocionet e tij/saj dhe i përshtat ato në situata të ndryshme (p.sh. pune në grupe, loje në shkollë dhe jashtë saj etj.). Ai shpjegon diferencën midis pozicioneve të sakta (drejtqëndrimeve) dhe të pasakta të qëndrimit të shtyllës, njeh rregullat elementare të ruajtjes së organizmit nga dëmtimet e mundshme gjatë të ushtruarit me aktivitet fizik e sportiv. Nxënësi demonstron përkushtim për ruajtjen dhe kultivimin e higjienës personale dhe të mjedisit në shtëpi, shkollë dhe komunitet, identifikon mënyrën e sigurt të përdorimit të medikamenteve dhe të mënyrave të shëndetshme të të ushqyerit.

Në parim janë përcaktuar pesë nivele arritje (1,2,3,4,5) të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve që demonstron nxënësi: niveli 1 APK niveli 2 ANP, niveli 3 AK niveli 4 ASHK dhe niveli 5 ASH. nga klasa e pare deri ne te trete.

Vlerësimi përshkrues për çdo tremujor mbështetet te portofoli i nxënësit dhe te evidencat-shënimet që mban mësuesi për përfshirjen dhe përgjigjet me gojë që jep nxënësi. Ky vlerësim përllogaritet mbi bazën:

• Përgatitjes së fëmijëve në shtëpi, nëpërmjet realizimit të detyrave të shtëpisë (15%).

• Punëve me shkrim të fëmijëve në klasë dhe përgjigjeve që jep me gojë (30%).

• Përfshirjes dhe produkteve që jep fëmija në projekte kurrikulare dhe në nisma individuale (25%).

• Rezultateve në teste (30%).


(REFERIME NGA IZHA; Florinda Palaj)

13,401 Lexime
5 vjet më parë