
"Vish këpucët e mia", projekt për kategorinë "Mësues mjeshtër", klasa II
Projekti "Vish këpucët e mia", i realizuar nga klasa II-B, shkolla “Fadil Gurmani” dhe nën drejtimin e mësueses Arbana Hallva, eksploron lidhjen mes këpucëve dhe empatisë. Ai ndihmon nxënësit të kuptojnë sfidat dhe përjetimet e ndryshme, duke nxitur krijimtarinë dhe mirëkuptimin përmes artit.
Projekti “Vish këpucët e mia”
Kategoria: Mësues mjeshtër
Klasa II-B
Shkolla 9-vjeçare “Fadil Gurmani”, Elbasan
Përgatiti mësuese: Arbana Hallva
Empatia (në simbolikën e këpucëve) ka qëllim të eksplorojë marrëdhënien midis këpucëve dhe ndjenjave të empatisë në kontekste të ndryshme sociale dhe kulturore.
Duke analizuar mënyrën se si këpucët përfaqësojnë historitë personale dhe përjetimet e njerëzve, projekti ndihmon në kuptimin e sfidave dhe përjetimeve të ndryshme që hasin individët.
Projekti shërbeu si një mjet për të rritur empatinë dhe mirëkuptimin midis individëve, duke nxitur ata të mendojnë për përjetimet e tjerëve dhe si këpucët janë një simbol i këtyre përvojave.
Pjesa artistike e projektit inkurajoji krijimtarinë dhe shprehjen individuale, duke lejuar individët të shprehin ndjenjat e tyre përmes artit të lidhur me këpucët.
Ky projekt, në thelb, është një mënyrë për të lidhur njerëzit përmes historive, përvojave dhe simboleve që këpucët përfaqësojnë në jetën e tyre.
Materialet e projektit i gjeni më poshtë, në formatin PDF.




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Objektet e trashëgimisë kulturore, veshja popullore shqiptare
VANAF 2024/ Modele testesh të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor
Program për Festën e Abetares nga mësuesja Violeta Kuqi