Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë një dite
Sipas “Food Nutrition Board of the National Research Council”, gjatë adoleshencës, të paktën 50% e energjisë duhet të përftohet nga karbohidratet, 15-25% nga proteinat dhe 30-35% nga yndyrat.
Pyetja e adoleshentit: Cilat ushqime duhet të konsumoj gjatë ditës, për të qenë i shëndetshëm?
Përgjigjen specialistët:
Sipas këshillave dietike të agjencisë amerikano-veriore “Food Nutrition Board of the National Research Council”, gjatë adoleshencës, të paktën 50% e energjisë duhet të përftohet nga karbohidratet, 15-25% nga proteinat dhe 30-35% nga yndyrat.
Në një ditë duhet të konsumosh: qumësht dhe nënproduktet e tij, mish ose peshk, vezë (deri në katër herë në javë, nëse i zëvendëson me një racion mishi apo peshku duhen ngrënë dy). Për sa u përket ushqimeve energjike, si: patate, oriz, makarona, bukë etj., duhet të hash dy racione në ditë, si dhe karbohidrate në mëngjes. Janë të domosdoshme pesë fruta dhe perime, si dhe pirja e dy litrave ujë në ditë.
Gjatë provimeve
Mund të përforcosh të ushqyerin tënd me disa substanca natyrale:
- Ginkgo Biloba: e njohur si bima e trurit, është efikase për të përmirësuar rendimentin konjitiv (njohës).
- Qumësht blete: stimulues, tonifikues dhe ekuilibrues i sistemit nervor.
- Maja birre: e pasur me vitamina të grupit B, përmban gjithashtu kripëra minerale dhe proteina. Lufton lodhjen.
- Spirulina: është një algë e kaltër, e pasur me proteina dhe aminioacide thelbësore. Rrit rezistencën e organizmit gjatë sforcimit fizik dhe mendor.
Këshillohu me mjekun nëse mund t’i përdorësh kur je duke marrë mjekim tjetër, sepse mund të shkaktojnë reaksione.
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Sporti ndikon pozitivisht në shëndetin e adoleshentëve
Si të ndërtoj ura komunikimi me prindërit?
Emocionet dhe shqetësimet e moshës