Ura unike në botë, pret vizitorët e parë

Hapet për vizitorët ura e parë prej qelqi në Kinë. Ura ndodhet në anë të malit Tianmen në Zhangjiajie, të provincës Hunan, në lartësinë mbi 1220 metra.

Ura për këmbësorë, vepër e arkitektit izraelit Haim Dotan.

Një mrekulli arkitekturore, kjo urë prej qelqi është  33 metra e gjatë, në një anë faqja e një shkëmbi dhe një anën tjetër një humnerë 1.2 km dhe e gjitha në një urë 6.5 cm të trashë. Ura vazhdon përgjatë një ane mali në Kinë e ndërtuar në xham, duke lejuar një pamje të qartë të asaj çka është poshtë, dhe ku mund të përfundosh nëse kryen ndonjë hap të gabuar.

Zyrtarët vendas lejuan fillimisht 30 turistë që të vizitojnë urën. Sigurisht që turistët ishin edhe të friksuar. Pasi u panë reagimit e para të turstëve u arrit në përfundimin se kjo urë nuk mund të vizitohet nga persona të cilët kanë frikë. Përveç lartësisë, ura luhatet pak dhe kjo shkakton një gjendje jo të mirë tek turistët.

Ndërtuar nga panele qelqi në trashësi 24 milimetra, 25 herë më i fortë se xhami i zakonshëm, ura mund të përballojë peshën e deri në 800 njerëz njëkohësisht.Ura është projektuar po ashtu edhe për hedhje nga lartësitë.

Ura ka qënë më parë e ndërtuar me material druri dhe lidhte 2 anët e malit Stone Budha në parkun Shiniuzhai por që tanimë është një vepër mahnitëse xhami e krijuar nga 11 inxhinierë.

Mediat shkruajnë se njerëzit ishin aq të frikësuar sa që mezi lëviznin dhe nuk e ulnin asnjëherë kokën për të parë poshtë.

Megjithatë siguria është gjëja e fundit për të cilën njerëzit mund të shqetësohen kur kalojnë në këtë urë pasi skeleti i saj është 25 herë më i fortë se sa në strukturën e mëparshme.

1,726 Lexime
8 vjet më parë