"Tri lëndë në gjashtë orë"

"Ura e fëmijëve", gjuha shqipe III

Ditari mësimor për lëndën gjuha shqipe III është hartuar nga mësuesja Etleva Kamberi. Materiali është përgatitur në përputhje me nismën e re të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Tri lëndë na gjashtë orë”.

Orë e hapur 90 minuta 

Fusha: Gjuha dhe komunikimi

Lënda: Gjuha shqipe

Shkalla:  2   

Klasa: 3

Mësuese: Etleva Kamberi  

Shkolla "1 Maji", Berat

Tema: Ura e fëmijëve

Rezultatet e të nxënit:   

Nxënësi: 

• Lexon bukur përrallën

• Tregon si ndikojnë ilustrimet

• Pyet dhe përgjigjet rreth përrallës.

• Tregon përmbajtjen

• Nxjerr mesazhin

• Vlerëson rolin e tolerancës dhe mirëkuptimit në bashkëjetesën paqësore ndërmjet popujve.

• Bashkëpunon në grup.


Situate e të nxënit:

Krijimi i një posteri për ndërgjegjësimin e njerëzve për të qenë tolerante dhe paqësore.

Fjalë kyç: Murmuris, i entuziazmuar.

Burimet: teksti, ilustrimet, shprehje për tolerancën, kartonat, mjete shkrimi.

Lidhja me fushat e tjera: Shoqëria dhe mjedisi, shkencat e natyrës, arte 

Lidhja me temat ndërkurrikulare: Të drejtat e njeriut, bashkëjetesa paqësore

Struktura: Hap pas hapi

                                                    Zhvillimi i mësimit

Kontrolli i detyrave

Hapi i parë: Shkrimi i një posteri

Ftoj nxënësit të punojnë në grupe për të krijuar një poster për ndërgjegjësimin e njerëzve për të qenë tolerantë dhe paqësore, duke përdorur shprehjet për tolerancën, që i kanë sjellë në klasë.

Përfaqësuesit e grupeve prezantojnë posterin.


Hapi i 2: Pyet sërish

• Njoh nxënësit me titullin e përrallës.

• Vërejnë ilustrimet. Diskutojnë rreth tyre

• Lexohet përralla me paragrafe

Shpjegohen fjalët dhe shprehjet që nxënësit nuk i kuptojnë më pas u përgjigjen pyetjeve për çdo paragraf.

1. Cilët jetonin në të dyja anët e lumit?

2. A komunikonin fshatarët me njëri – tjetrin?

3. Çfarë mendonin fëmijët e fshatarëve duke qëndruar në anë të lumit?

4. Çfarë bënë një ditë fëmijët e fshatarëve kur uji i lumit ishte pakësuar? A u takuan ata me njëri – tjetrin ?

5. Çfare i tregonin ata njëri  - tjetrit?

6. Çfarë filluan të bëjnë fëmijët? Kujt i treguan për planet e tyre?

7. A ishin të entuziazmuar prindërit? Çfarë menduan të bënin ata?

8. Si ishte ura që ndërtuan fshatarët? Pse? 

Nxënësit punojnë zinxhir.


Punohet rubrika  “Lexoj dhe kuptoj”

Plotësohet individualisht.

Më pas këmbej librat në dyshe duke kontrolluar punën e njëri – tjetrit. 

Lexohen fjalitë nga nxënësit


Hapi i 3. Rrjeta e merimangës.

Në formë rrethore nxënësit ritregojnë në veten e tretë. I pari ia pason të dytit i cili vazhdon ritregimin e kështu me radhë të gjithë grupet.

Hapi i 4: Ditari dypjesësh.

Punohet rubrika: “Rreflektoj” ku nxënësit komentojnë shprehjen: “ndërtoni ura dhe jo mure për popujt”.

Nxënësit punojnë individualishtë në fletën e komentit. Më pas ngjitën ato në dërrasë. Ngre nxënës të lexojnë punën e bërë.

Nxënësit nxjerrin mesazhin: mosmarrëveshjet duhen të zgjidhen me dialog dhe mirëkuptim.

Ata diskutojnë se si t’i zgjidhin mosmarrëveshjet me njëri – tjetrin, nëpërmjet  dialogut, mirëkuptimit, tolerancës, faljes dhe pajtimit.


Vlerësimi bëhet për: 

  • Leximin e përrallës.
  • Komentimin e ilustimeve
  • Ritregimin e përmbajtjes.
  • Nxjerrjen e mesazhit.
  • Vlerësimin e rolit të tolerancës.
  • Bashkëpunimi në grup.

Detyrë shtëpie: Rubrika “Shkruaj”.


(Portali Shkollor)

5,010 Lexime
6 vjet më parë