Udhëzuesit lëndor të lëndëve për arsimin e mesëm të ulët
Udhëzuesi lëndor i lëndëve për arsimin e mesëm të ulët trajton të gjitha aspektet e kurrikulës që nga planifikimi i kurrikulës, metoda të mësimdhënies, të nxënit e nxënësve, vlerësimin e të nxënit, etj.
Udhëzuesi lëndor i lëndëve për arsimin e mesëm të ulët trajton të gjitha aspektet e kurrikulës që nga planifikimi i kurrikulës, metoda të mësimdhënies, të nxënit e nxënësve, vlerësimin e të nxënit në kontekstin e zhvillimit të kompetencave gjatë zbatimit të programeve të historisë, klasa 6-9. Në këtë udhëzues janë kombinuar materiale për zbatim e kurrikulës me kompetenca nga eksperienca dhe praktikat më të mira të mësuesve në shkollë.
Udhëzuesi për zhvillimin e lëndëve, në arsimin e mesëm të ulët është produkt i konsultimeve dhe i diskutimeve me mësues dhe me specialistë të kësaj lënde në këtë cikël shkollimi.
Në të do të gjeni:
-Rëndësinë e secilës lëndë në arsimin e mesëm të ulët;
-Synimet e mësimdhënies dhe të nxënit në lëndën të ndryshme;
-Risitë e lëndëve;
-Modele të zhvillimit të kompetencave kyçe nëpërmjet kompetencave të lëndës;
-Integrimin e lëndës;
-Metodologjitë për zhvillimin e lëndës;
-Modele të planifikimit ditor;
-Lloje të planifikimit vjetor;
-Planifikim sipas periudhave;
-Mënyrë e detajuar si të realizoni vlerësimin e nxënësve;
-Si realizohet vlerësimi i vazhduar (për të nxënë);
-Si realizohet vlerësimi i të nxënit (testi përmbledhës);
-Si realizohet vlerësimi i portofolit lëndor;
-Si realizohet vlerësimi periodik dhe ai përfundimtar;
-Ç’janë nivelet e arritjeve?;
-Vetëvlerësimi dhe vlerësimi i nxënësit nga nxënësi;
-Kriteret e hartimit dhe vlerësimit të testit;
-Parimete ahrtimit të testeve nga mësuesit;
-Llojet e pyetjeve që gjenden në teste (raste konkrete);
-Modele testi;
-Projektet kurrikulare;
Çdo informacion i domosdoshëm për mësuesit e arsimit të mesëm të ulët, i gjejnë në këto matëriale, mbi këto lëndë: Histori, Matematikë, Gjuhë Shqipe, Fizikë, Gjuhë e huaj, Kimi, Biologji, Edukim fizik, Geografi dhe Art Pamor.
(Materiale të marra nga IZHA)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024