Udhëzues kurrikular lëndor për teatrin
Udhëzuesi për zhvillimin e kurrikulës së re të teatrit në AMU dhe AML synon t’u vijë në ndihmë mësuesve të teatrit, duke dhënë modele sugjeruese lidhur me kurrikulën e re të kësaj lënde.
Udhëzuesi për zhvillimin e kurrikulës së re të teatrit në AMU dhe AML synon t’u vijë në ndihmë mësuesve të teatrit, duke dhënë modele sugjeruese lidhur me kurrikulën e re të kësaj lënde. Udhëzuesi merr përsipër të sqarojë dhe udhëzojë të gjithë mësuesit në lidhje me një sërë dokumentacionesh që i duhet çdo mësimdhënësi të përgatisë gjatë vitit shkollor. Ato janë modele të planifikimit të mësimdhënies vjetore, planifikimin e periudhës dhe planifikimi ditor, vlerësimi i nxënësve, modele për kuptimin e temave ndërkurrikulare, projektit apo dhe plotësimi i portofolit të nxënësit.
Ky udhëzues iu shërben prindërve për qëllime informimi, si dhe specialistëve të arsimit për të monitoruar ose mbështetur shkollat e arsimit të mesëm të ulët dhe atij të mesëm të lartë.
Udhëzuesi i hartuar i shërben nxënësit, për zhvillimin e kompetencave kyçe të të nxënit gjatë gjithë jetës dhe të kompetencave të lëndës së teatrit, në mënyrë që ai të përballojë sfidat e jetës dhe të integrohet në shoqëri.
Mësuesit, për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e veprimtarisë mësimore dhe arritjeve të nxënësve në klasë dhe jashtë saj.
Prindit, për njohjen e rezultateve të pritshme të fëmijëve dhe kritereve të vlerësimit në periudha të caktuara.
Specialistit të arsimit, për të monitoruar ose për të mbështetur shkollat.
(Material i marrë nga IZHA)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024